I kapen në shtëpi 3 kg kanabis gati për shitje, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, me inicialet B.S, nga fshati Zhupan, i cili u kap me tre kilogramë drogë e llojit kanabis, gati për shitje.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në banesën e të ndaluarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Njoftimi i Policisë Fier

Finalizohet operacioniantidrogë i koduar "Zhupani", për goditjen e veprimtarisë kriminalenë fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni ngaSeksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen 3 kgcannabis sativa të bëra gati për shitje.

Arrestohet nëflagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës përparandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve,specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacionevetë siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale,organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar "Zhupani",gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

B. S., 28 vjeç, banuesnë Zhupan, Fier.

Gjatë kontrollit nëbanesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provësmateriale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Materialet i kaluanProkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".