Merxhani: Ka një tendencë të qeverisë për të hequr dorë nga menaxhimi i disa të mirave publike
Në një lidhje me Skype për “PolitikOn”, arkitekti KreshnikMerxhani teksa komentoi projektin e qeverisë për t’ia dhënë një menaxhmenti tëhuaj Parkun Arkeologjik të Butrintit, u shpreh se, ka një frymë të kësajqeverie për të hequr dorë dhe dhënë me koncension menaxhimin e të miravepublike, së fundmi edhe të trashëgimisë kulturore.
“Një shembull apo model i suksesshëm, në momente të veçanta, shteti mund të çojë në degradime të kësaj natyre. Ndonjëherë pavëmendja është prej paaftësisë, ndonjëherë tjetër është e qëlllimshme. Sigurisht që ne shohim një tendencë të shtetit shqiptar për të hequr dorë nga menaxhimi i disa të mirave, qoftë të trashëgimisë, qoftë të burimeve tona natyrore.
Ka një frymë të tillë që së fundmi preku edhe trashëgiminë kulturore. Pse? Misionet arkeologjike shqiptare, të financuara nga qeveria shqiptare, mungojnë në terren. Butrinti është i vetmi që mund të na japë mundësiunë, si një vendndodhja e trashëgimisë kulturore, të fuqizojmë sistemin publik të trashëgimisë kulturore", tha Merxhani.
I pyetur nga Alfred Lela lidhur me kohëzgjatjen e menaxhimit, Merxhani u shpreh: “Në dijeni time është për 10 vjet”.