Reshjet, dherat dhe shkëputja e shkëmbinjve: Rruga Kukës-Shishtavec kërcënim për udhëtarët

Rruga Kukës-Shishtavec është kthyer në një kërcënim serioz për udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Jo vetëm dhera e inerte, por shkembinj të permasave te jashtëzakonshme shkëputen nga faqet e malit e bien në rrugë në këto kohë shirash në verilindje.

E mbetur pa mirëmbajtje, për shkak tëperfundimit të kontratës të segmentit të parë, por edhe mos kalimit në vartësitë ARRSH të segmentit të dytë, kjo rruge mbetet në mëshirë të fatit.

Bashkia ka angazhuar mjetet e saj për pastrimine rruges deri vonë pas mesnate e per ta rikthyer në normalitet, por problemimbetet i pazgjidhur pa sipërmarrje. Reshjet e shiut nuk shkaktuan probleme vetëmnë kete aks rrugor, por edhe në disa akse te tjera rurale në fshatrat e thella.

Pa energji elektrike mbeten fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Bushtrice, Ujmisht e Grykeçaje, për të cilat grupet e punës të OSHE janë në terren e po punojnë për rikthimin e energjisë.