KQZ e re, Bylykbashi rikthehet në Kuvend, të martën nis seleksionimi i kandidatëve

Demokrati Oerd Bylykbashi është rikthyernë kuvend, me postin e të dërguarit të posaçëm të opozitës së bashkuar për të zgjedhur anëtarët e rinj të KQZ-së.

Grupi i punës, me deputetët të mazhorancësdhe pakicës në parlament si me përfaqësues të PD ka zhvilluar mbledhjen e parënë drejtimin e Damian Gjiknurit.

Të martën në orën 17:00 grupi i punës dotë nisë seancat me aplikuesit, ndërsa puna e tyre duhet të përfundojë brenda 2tetorit, që më pas lista të niset në Parlament për t’u votuar.

Të gjithë aplikuesit do të paraqesin para 6 anëtarëve të grupit të punës platformën e tyre për të fituar një vend në këtë institucion.

12 anëtarët e rinj të KQZ duhet të marrin 84 vota, në rast se nuk arrihet atëherë Kuvendi do t’i zgjedhë me short.