Trump evazion fiskal me vite

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfrytëzuarhiletë e sistemit fiskal për të shmangur pagesën e taksave për vite me radhëedhe pse është një miliarderët e botës.

Deklaratat tatimore të siguruara nga gazeta"The New York Times" tregojnë se në vitet 2016 dhe 2017, kur Trumpsapo ishte zgjedhur president, ai pagoi vetëm 750 dollarë në formë tatimi mbi tëardhurat.

Për 10 nga 15 vitet e fundit, Trump rezulton tëmos ketë paguar gjë, ndërkohë që fitoi më shumë se 420 milionë dollarë në marrëveshjeme palët e treta.

Presidenti i SHBA-së raportohet se disponon njëpasuri totale prej 2,1 miliardë dollarë e akumuluar por edhe e trashëguar pjesërishtnga i ati prej biznesit të pasurive të paluajtshme, të hotelerisë, të ndërtimittë fushave të golfit dhe nga realizimi i programeve televizive.

Në vitin e fundit, organizata që ai drejtontedikur dhe që tani menaxhohet nga fëmijët e tij ka humbur rreth 1 miliard dollarësi pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Në të kaluarën, ish-biznesmeni 74-vjeçar e kajustifikuar mospagesën e tatimeve pikërisht me humbjet e përvitshme pasurore ndërsaka refuzuar t'i bëjë publike të dhënat tatimore me arsyen se pasuria e tij prejvitesh po vlerësohet nga shërbimi vendor për të ardhurat.

Të dielën ai i mohoi pretendimet e gazetës"The New York Times" se ka kryer evazion fiskal.

"Ështëlajm i rremë, tërësisht i sajuar. Të njëjtat pikëpyetje u ngritën edhe katërvite më parë. E provuan edhe atëherë ta bëjnë si histori por unë i kam paguartaksat dhe këtë do e tregoj sapo të përfundojë auditi për të ardhurat."

Deklaratat tatimore të siguruara nga gazetaamerikane pritet të shfrytëzohen për sulme politike pak javë përpara zgjedhjevetë reja presidenciale.

Kundërshtarët politikë më herët e kanë akuzuarpresidentin Trump për fshehje të të ardhurave nga biznesi, dhe këto akuzapritet t'i përsërisin edhe të martën në debatin e parë mes kreut të shtetit dherivalit të tij demokrat, Xho Bajden.