Trump bën thirrje që Biden të bëjë një test droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2020, 20:27
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sot kakërkuar që kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden të testohetpër drogë përpara debatit që do të mbahet ditën e martë.
Ai gjithashtu tha se dhe ai vetë do tëpranonte një test droge nëse Biden pajtohet.
"Unë do të kërkoj me forcë një test droge për gjumashin Joe Biden para ose pas debatit të së mbartës në mbrëmje. Natyrisht edhe vetë pranoj ta bëj"- shkruan Trump në llogarinë e tij personale në Twitter.
Trump edhe më parë ka kërkuar që kandidatët tëtestohen për praninë e drogës para debateve parazgjedhore.