Peshkaqeni sulmoi burrin e saj, gruaja shtatzënë hidhet në ujë për ta shpëtuar

Një grua shtatzënë ka arritur të shpëtojë bashkëshortin e saj teksa ai u sulmua nga një peshkaqen.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Florida Cruz ku Andreë Charles Eddy, ishte zhytur në ujë dhe u sulmua nga peshkaqeni.

Gruaja e tij Margot Dukes-Eddy në momentin kur i pa pajisjet e tij të zhytjes tëmbuluara nga gjaku pa u menduar dy herë kërceu në ujë dhe u drejtua për të shpëtuarburrin e saj.

Pasi ariti ta shpëtonte dhe ta nxirrjte nga uji, menjëherë familjarët kishin telefonuar ndihmën e shpejtë.

Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit në Miami ku ishte në gjendje kritike për jetën.

Eddy kishte pësuar plagë të thella në kraharor, gjë që vështirësoi punën e mjekëve por fatmirësisht ata arritën t'i shpëtonin jetën atij.

Çifti nga Georgia kishin shkuar për pushime në Florida, bashkë me familjarët e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=nQJcVhvYc6E&feature=emb_title