Mbi 1 milion viktima nga Covid-19 në botë

I konsideruar si armiku aktual "numër një" i shëndetit global, koronavirusi i ri ka arritur rekordin e 1 milion viktimave nëntë muaj pasi nisi të shpërthejë në çdo kontinent të botës.

Më shumë se 1 milion persona kanë vdekur ngakoronavirusi i ri në gati 200 ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisëshpalli epideminë e përgjithshme.

Bilanci tragjik i një prej sëmundjeve mëvdekjeprurëse të shekullit u arrit të hënën bazuar në raportimet zyrtare të 213shteteve dhe territoreve.

Të infektuarit e konfirmuar në gjithë botën ekaluan shifrën 33 milionë.

Që prej shpërthimit të infeksionit në qytetinkinez të Uhanit fundvitin e kaluar, do kalonin disa javë deri sa vala e parë epandemisë të godiste egërsisht rajonet e tjera.

Pas Azisë Juglindore fillimisht, virusiSARS-CoV-2 u përhap vrullshëm në kontinentin europian, duke shënuar rekordevdekjesh në Itali e Spanjë e më pas edhe në Britaninë e Madhe.

Virusi mbërriti në shtetet fqinje më 26 shkurtnga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, më 8 mars do konfirmoheshin dy rastet e paranë Shqipëri, dhe 5 ditë më vonë, edhe në Kosovë.

Më shumë se gjysma e njerëzimit u detyrua tëizolohej nga muaji prill, kur ishte realizuar ndërkohë anulimi në masë itransportit, i eventeve sportive dhe organizimeve të tjera publike.

Në mungesë të një vaksine, autoritetet kudo sollënnë fuqi masa drastike efektet e të cilave tashmë kanë ndryshuar stilin e jetesësnë mbarë botën, me mbajtjen e maskave dhe me respektimin e distancimit social efizik gjithandej të detyrueshëm.

Ndërsa me hyrjen e stinës së vjeshtës ështëparalajmëruar një intensifikim i ri i valës goditëse të sëmundjes, vatrafillestare e infeksionit, Kina, raportoi në fundjavë vetëm 21 raste të reja mekovidin-19, të gjitha të importuara nga jashtë dhe asnjë përbrenda popullsisëvendëse.

Në nivel botëror, Shtetet e Bashkuara të Amerikësvijojnë të kryesojnë si për vatrat e reja, edhe për viktimat, me 7 milionë tëprekur dhe gati 210 mijë jetë të humbura që nga muaji shkurt.

Situatën e përkeqësuar e plotësojnë vendet etjera si India, Rusia dhe shtetet latine, Kolumbia, Peruja dhe Meksika, sëbashku me Brazilin që rezulton i dyti për bilancin e viktimave.

Ndërsa vazhdojnë kërkimet për vaksinat kundërkovidit-19, mendohet se për popullatën e gjerë globale ato mund të jenë gativetëm në mesin ose fundin e vitit 2021.