6 gola në Torino-Atalanta, Vojvoda asist

Atalanta ka luajtur sot ndeshjen e parë në kampionatpër këtë sezon të Serie A, pasi në javën e parë ishte pushim për shkak tëangazhimit që kishte gjatë verës në Champions League.

Berat Xhimshiti nuk ishte thirrur për këtëndeshje, por për vendasit luante Mërgim Vojvoda që nga minuta e parë.

Mbrojtësi që luan me kombëtaren e Kosovës,asistoi në golin e dytë të shënuar nga Bellotti.

Kjo ishte ndeshja e parë për të që e niste sititullar, teksa në ndeshjen e parë ku u mposhtën nga Fiorentina me rezultatin1-0, u aktivizua në minutën e 88-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-3, ndërsanë minutën e 54 De Roon vulosi rezultatin e takimit.