Mungon Ibrahimoviç, Çalhanoglu merr Milanin për dore. Ja kush i pret në Play Off
Milan arrin Play Off-in e Europa League teksa mposhti në mbrëmjen e sotme norvegjezët e Bodo/Glimt me rezultatin e ngushtë 3-2, raporton Ora News.
Ishin nordikëtata që kaluan në avantazh të parët që në minutën e Kasper në minutën e 15,ndërsa kuqezinjtë u kundërpërgjigjën me Çalhanoglu vetëm pas një minute dheColombo në të 32-ën duke vulosur kështu edhe rezultatin e pjesës së parë.
Pesë minuta pasfillimit të pjesës së dytë Milan gjeti sërish golin me autor turkun Hakan Çalhanoglu.
Por pa kaluar 5minuta miqtë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Havge duke e rihapur edhe njëherë takimin.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadra rezultati nuk ndryshoi deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.
Duhet theksuar se, në këtë takim mungonte Zlatan Ibrahimoviç, i karantinuar për shkak të Covid-19.
Në fazën tjetër të kompeticionit, ai para fazës së grupeve, Milan do të përballet me portugezët e Rio Ave, në transfertë. /A.R, OraNews