Shpresë për Skënderbeun? Amnisti nga UEFA, Duka i gatshëm të ndihmojë

Shpresë për Skënderbeun. Ndoshta duket e pabesueshme, por klubi korçar mund të shpëtojë të ardhmen pikërisht pas një vendimi që pritet të marrë UEFA.

Dënimi i Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë u lanë në fuqi nga Gjykata Federale e Zvicrës, por “shpresa vdes e fundit”.

Burime për “Panorama Sport” brenda klubit korçar tregojnë edhearsyen e fortë që detyroi presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, për të mosndryshuar emrin e skuadrës, në mënyrë që ta niste gjithçka nga e para. Sytë ekorçarëve për të shpresuar tashmë janë pikërisht nga UEFA, pasi mësohet se dotë kërkohet një amnisti dhe plani tashmë është i qartë.

Nukështë thjesht një hipotezë, pasi burime të mirinformuara tregojnë se për këtëpo lobon edhe vetë FSHF.

Më konkretisht, më 2 mars të vitit 2021, UEFA organizon në Minsktë Bjellorusisë kongresin e 45-të. Shpesh qeveria e futbollit europian, kur kapasur data jubilare në kongreset e ndryshme, ka shqyrtuar kërkesa të çdo natyrepër amnisti. Zakonisht këto janë parë sa herë UEFA ka qenë në prag tëzgjedhjeve për presidentin e ri.

Në këto kushte, duke pasur parasysh faktin se 2021-shi e futSkënderbeun në vitin e pestë që prej marrjes së dënimit, paçka se sportivishtka shlyer vetëm 3 nga 10 vite, do të dërgohet një shkresë e përpiluar në atëmënyrë që mund të bindë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Natyrisht një prej anëtarëve të tij është edhe vetë presidenti iFSHF-së, Armand Duka. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë dhe në klubin korçarjanë sërish me shpresa, edhe pse këtë herë sytë janë as më pak e as më shumë,por nga organizmi që i fundosi me dënimin.

VENDIMI 

Pas lënies në fuqi të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës,drejtuesit e klubit korçar u mblodhën për të vendosur të ardhmen. PresidentiTakaj dhe kryebashkiaku I Korçës Sotiraq Filo kishin disa variante në tavolinë,teksa më i mundshmi ishte ai i kthimit të Maliqit në Skënderbeun e ri e më pasngjitjen në Superiore duke ndryshuar emrin.

Në këto kushte, klubi aktual shkrihej dhe humbiste, përveçkoeficientit në Europë, por edhe nuk do të njiheshin më pas me emrin e klubittë ri, titujt e fituar.

Më pas në skenë doli varianti i UEFA-s dhe u vendos qëSkënderbeu aktual të vazhdojë kampionatin normalisht.