"Çmenduri" në Angli, United shënon golin e fitores me penallti në minutën e 100
Manchester United ka arritur që të fitojë trepikëshin e parë për këtë sezon në Premier League dhe këtë gjë e ka arritur me goltë shënuar në minutën e 100.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e40-të të takimit nga Mapupay me 11 metërsh, teksa në minutën e 43-të Dunk shënonautogol duke barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë do të niste me një penallti tëakorduar për vendasit, por pasi e shikoi në VAR kryesori e anuloi vendimin eparë.
Në minutën e 52, sërish VAR do ti anulonte golRashford për pozicion jashtë loje, teksa në minutën e 55 sulmuesi anglez do tëshënonte për United.
Arbitri i katërt i takimit akordon 5 minutashtesë dhe në sekondat e fundit Brighton do të shokonte miqtë, duke barazuarrezultatin në 2-2.
Arbitri lejon që të luhen edhe disa sekonda tëtjera dhe United fiton një goditje këndi, topi i goditur nga Maguire në minutëne 96 do të prekej lehtë me dorë nga Maupay dhe pas shikimit në VAR, kryesoriakordon 11 metërshin e dytë në këtë takim.
Bruno Fernandez nuk gabon duke shënuar nëminutën e 100-të golin e tij të parë në këtë sezon dhe më e rëndësishmja, dukei dhënë fitoren e parë United.