Plas te Barça/ Suarez paralajmëron Messin: Kujdes! Mos lejo 3-4 persona të të...

Luis Suarez i është përgjigjur mesazhit emocionues të dërguarpublikisht nga shoku i tij më i ngushtë dhe njëkohësisht kapiteni i Barcelonës,Lionel Messi.

6 herë fituesi i “Topit të Artë”, përmes një mesazhi në Instagram shigjetonte klubin për largimin në një mënyrë jo korrekte të uruguajanit.

Në të njëjtin postim ka ndërhyrë edhe vetë Suarez, i cili teksa falenderon për atë çfarë ka bërë në fushë dhe jashtë saj, i bën edhe një paralajmërim.

 “Faleminderit mik për fjalët e tua, por faleminderit edhe që ishe ashtu siç je, për atë që ishe nga dita e parë me mua dhe familjen time. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Messit njerëzor, me humor dhe sentimental sepse të gjithë e njohin si lojtar.

“Mos harro atë që të thashë: “Vazhdo tashijosh veten dhe të demonstrosh se je numri një’, dhe mos lejo që dy, tre osekatër persona të njollosin madhështinë që ke në klub dhe për botën efutbollit”.

“Unë të dua shumë, miku im, dhe do të na mungosh [Messi , gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre”, shkruan uruguajani në komentin e tij.


Luis Suarez u transferua te Atletico Madrid, klub me të cilin do të jetë i lidhur për dy sezone. Ai doli nga planet e klubit blaugrana që kur në krye të ekipit u vendos holandezi Kouman.

"Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta", shkruante ndër të tjera Messi në postimin e tij. /A.R,OraNews