Bayern Munchen fiton Superkupën e Europës/ Një spanjoll fundos Sevillan

Është luajtur në “PushkashArena” në Budapest edicioni i 45-të i Superkupës së Europës që nxorri fituesgjermanët e Bayern Munchen, raporton Ora News.

Fituesit e Champions League mposhtën spanjollët e Sevillas me rezultatin 2-1 pas 120 minutash lojë.

Ishin spanjollëtata që gjetën rrugën e rrjetës të parët, kur në minutën e 15 Ocampos do tëshndërronte në gol një 11-metërsh.

Pas golit tëSevillas, Bayern Munchen rriti presionin duke gjetur golin e barazimit meGoretzka në minutën e 34.

Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Me fillimin epjesës së dytë kampionët e Europës rritën presionin në portën e spanjollëve. Nëminutën e 51 Lewandowski gjeti rrugën e rrjetës por sipas VAR polaku ishte nëpozicion jashtë loje, raporton Ora News.

Rezultati qëndroii pandryshuar deri në përfundim të kohës së rregullt, ndërsa shtesa do tëfliste për gjermanët që gjetën golin e avantazhit në minutën e 105 me anë tëspanjollit Javi Martinez.

Edhe shtesa edytë foli për gjermanët, të cilët kontrolluan mjaft mirë rezultatin.

Sa i përketSuperkupës së Europës, ky është trofeu i pestë për Bayern Munchen, dukebarazuar kështu Sevillan.

Pas titullit kampion në Bundesligë, Kupës së Gjermanisë, Champions League dhe Superkupës së Europës Bayern Munchen tani duhet të presë dhjetorin për të fituar edhe Botërorin e Klubeve. /A.R, OraNews

Golat e ndeshjes: