Messi “kafshon” për Suarez

Leo Messi nuk e ka pritur aspak mirë injorimin që Barcelona ibëri Luis Suarez.

Drejtuesi e klubit katalanas e larguan sulmuesin 33-vjeçarpas 6 vitesh fantastike në “Camp Nou”, kohë gjatë të cilës fitoi gjithçka.

PorSuarez nuk ishte më në planet e trajneri të ri Kouman,dhe klubi i bëri dalje.

Largimin e tij Messi nuk e kapërdiu dot, duke thumbuar drejtuesitpër mënyrën sesi u sollën me të.

Në një mesazh në Instagram, ylli argjentinas shkruan:

“Sot hyra në dhomën e zhveshjes, dhe fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë. Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar.

Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu. Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta.

Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im”.

Luis Suarez është futbollisti më i ri I Atletico Madrid, ekip me të cilin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro çdo sezon.