Doriana Musai: Qendra e Tiranës nuk po transformohet, po zhduket
Arkitektja Doriana Musai ka qenë e ftuar nëstudion e Ora News dhe ka folur ne lidhje me prishjes e teatrit dhe prishjen emonumenteve të kulturës që po bëhen në Tiranë.
Ajo shprehet se qendra e Tiranës nuk potransformohet, por po zhduket.
Beti Njuma: Zonja Musai, teksa ju bëni këtë betejë sëbashku me Ervin Gocin dhe shumë aktivistë të tjerë për mbrojtjen e teatrit kombëtar, kemi parë që qendra e Tiranës po transformohet, po transformohet përbindshëm duke shembur shtëpitë apo vilat karakteristike të fillim shekullit të kaluar dhe duke u ndërtuar kulla shumë katëshe, pikërisht si ajo ngjitur me kullës e Sahatit apo shumë të tjera rreth e rrotull qendrës.
Doriana Musai: Është një ekspansion i kullave që po ndodh dhe unë termin e duhur do ta them zhdukje. Qendra e Tiranës po zhduket, nuk po transformohet.
Të zhdukësh trashëgimtarët është sikur të vrasështë gjithë pemën gjeologjike të një familjeje, ajo po i ndodh Tiranës.
Monumente kulture janë të gjitha objektet tëcilat kanë një memorie, jetohen dhe kanë një origjinë, në historinë e njëqyteti kanë një origjinë. E gjithë zona e vjetër e Tiranës dhe është e gjithanjë monument kulture. Nuk mund të thuash që kjo vilë është dhe kjo nuk ështëthjesht që një ministër është tërësisht nën gjithë hijen e spekulimit dhekorrupsionit dhe tani më të gjitha kanë dalë sheshit. Flasim për dy ministrat efundit të kulturës të cilat të dyja kanë firmosur shkatërrimin e teatrit kombëtar.