Tenderi për teatrin, Goci: Një sërë shkeljesh dhe mungesë transparence, janë përmbysur procedurat

Komsioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar ankimimin e  “Gjeokonsult & Co” sh.p.k. &“Archispace” sh.p.k depozituar pranë tij për procedurën e “Studim-Projektim“Ndërtim i Teatrit Kombëtar me autoritet kontraktor Bashkinë e Tiranës.

Kompanitë akuzojnë se tenderi nuk ka qenë i drejtë duke kërkuar që bashkia e Tiranës të zbardhë procedurën e  vlerësimit të ofertave për studim projektimin e teatrit të ri. Këto dy kompani janë ankuar për skualifikimin e ofertës fillimisht te bashkia e Tiranës dhe te KPK, e cila pas 4 ditësh ky komision tha se janë kaluar afatet e dorëzimit.

Me këtë vendim, bashkisë së Tiranës i hapet rruga të lidhë kontratën me kompaninë fituese për të cilën nuk ka pasur fare transparencë.

Për aktivistin dhe pedagogun Ervin Goci, ka një mospërputhje mes deklaratave, mes punëve administrative, dhe mes asaj që ndodh në terren.

I ftuar në RTV Ora, Goci tha se janë ndryshuar planet siç dhe janë përmbysur procedurat.

Ervin Goci: ''Ka një mospërputhje mes deklaratave, mes punëve administrative, dhe mes asaj që ndodh në terren. Janë 3 gjëra që nuk kanë fare lidhje me njëra-tjetrën. Madje, në shumë raste janë keqpërdorur mediat, janë keqpërdorur funksionet publike, është keqpërdorur komunikimi publik, për të mashtruar dhe për të ndryshuar planet, për të përmbysur procedurat.''

Goci u shpreh se edhe kalimi i Teatrit Kombëtar, bashkisë së Tiranës patishumë shkelje dhe sipas tij procedurat nuk patën asnjë lloj rëndësie.

Ervin Goci: ''Më datë 8 maj, kryeministri tha do ia kaloj bashkisë Teatrin Kombëtar, edhe aty ka 100 shkelje. Këtu procedurat nuk kanë asnjë lloj rëndësie. Ajo që po diskutojmë është një lloj vazhdimësie shkeljesh. Janë bërë disa nga denoncime në SPAK, në Prokuroinë e Tiranës, dhe këto denoncime janë të lidhura me punën e bashkisë. Një nga denoncimet ka qenë me të drejtën e informimit dhe transparencën, që është një detyrim për funksionarin publik.''

Goci tha se nuk ka patur transparencë, dhe se vazhdon kalvari i fshehjevendaj publikut.

Ervin Goci: ''Nëse ka para e tendera, sigurisht që ka përgjegjësi penale. Kjo demonston që edhe një ankimim i tillë mund të jetë inskenim, një akt për të legjitimuar një procedurë. E sigurt është që nuk ka transparencë për asgjë. Aty firmat të cilat kanë fituar, jo vetëm që nuk kishin lidhje me asgjë, por të tjerë janë evidutuar. Vazhdon një kalvar dhe sagë e fshehjeve ndaj publikut.''

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për onine Renato Çaushi.