Mbyllet procesi/ PD Tropojë zgjedh kandidatët për deputetë. Eleminohet ish-kryebashkiaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2020, 21:05
Mbaron procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD Dega Tropojë dhe tashmë dihet edhe rezultati
Burime për Ora News nga selia blu, ish kryebashkiaku i Tropojës,Besnik Dusha eleminohet nga gara pasi ka marrë 227 vota kundër nga anëtarësiademokrate në këtë rreth.
Rënditja:
- Isuf Çela me 11 vota Pro 2 Kundër
- Xhem Neza 18 Pro dhe 3 Kundër
- Mimoza Hajdarmataj 52 Pro 4 Kundër
- 4-Lush Susaj me 76 Pro 5 Kundër
- Feride Rrahmani 212 vota kundër
- Besnik Dushaj (ish kryetar bashkie) i fundit në renditje me 227 vota kundër
Sipas rregullave të procesit, anëtarësia e PD zgjedh kandidatët që nuk do që të jenë në Kuvend ndaj dhe kandidati që merr më shumë vota kundër eleminohet nga gara. /A.R, OraNews