Ndryshime në PS-në e Fierit, Petro Koçi zgjidhet kryetar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2020, 20:58
Deputetja e Partisë Socialiste Adelina Rista nëpërmjetnjë statusi në "Facebook" ka bërë me dije se nga sot Petro Koçi do tëjetë kryetari i Partisë Socialiste në Fier.
Petro Koçi ka qenë kryetar i PSV-91 deri nëvitin 2017, vit në të cilin vendosi që ta shkrinte me PS-në.
Momentalisht është zv.ministër i mbrojtjes,post që e mban që prej vitit 2015.
Fieri njihet si bastion i partisë socialiste, ku në zgjedhjet e fundit mori 9 nga 16 të mundshëm.
Pas shkarkimit të Gentiana Cakrani në dhjetor të vitit 2019, në krye të PS-së Fier ishte vendosur Adelina Rista dhe Xhevit Bushi .
