Covid-19, 5 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoni, shërohen 135 pacientë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2020, 16:12
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar pesë të vdekur dhe 87 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas asaj që informon Instituti I Shëndetit Publik në Shkup, gjatë 24 orëvetë fundit janë kryer 1.618 teste nga të cilat 88 persona rezulojnë të infektuarme Covid-19.
Nga ana tjetër, lajm i mire është fakti se 135 pacientë janë shëruar.
Viktimat e 24 orëve të fundit janë: një pacientë nga Tetova (53 vjeç), njënga Gostivari (60 vjeç), një nga Prilepi (57 vjeç), një nga Struga (60 vjeç)dhe një pacient nga Manastiri (60 vjeç).
Bashkë me rastet e fundit, Maqedonia e Veriut regjistron në total 705 viktima të shkaktuara nga Covid-19 dhe 16,867 të infektuar duke u bërë një prej vendeve më të prekura nga pandemia në Ballkan. /Ora News