Gjermani, vaksinë "pasive" ndaj Covid-it

Gjermaniashpreson të prodhojë vaksina pasive kundër Covidit-19 pasi shkencëtarët e sajkanë mundur të izolojnë antitrupat kryesorë që zhbëjnë efektet e dëmshme tëkoronavirusit. 

Shkencëtarët gjermanë kanë identifikuar treantitrupa që thuajse e neutralizojnë plotësisht virusin SARS-CoV-2 dhe do përdorenpër të krijuar vaksina për situatat më urgjente.

Spitali Karite dhe Qendra Gjermane për SëmundjetNeurologjike njoftuan se antitrupat u zbuluan në gjakun e pacientëve të shëruarmë parë nga Covid-19.

Në testet laboratorike me kavjet, ata arritënt'u rikthejnë shëndetin organeve, si mushkëritë, të dëmtuara nga sëmundjainfektive.

"Janë më efikasë te njerëzit e sapoprekurnga virusi i kovidit, kur virusi nuk është përhapur ende në gjithë trupin. Nërastet e pacientëve që marrin trajtim intensiv, ndoshta nuk do funksiononte,por në shtëpitë e të moshuarve, kur dikush ia përçon virusin tjetrit, mendojmëse do ia vlente."

Prodhimi i antitrupave ka filluar dhe dozat epara të këtyre vaksinave pasive pritet të mundësohen me nisjen e provaveklinike brenda 2020-ës ose vitin e ardhshëm.

Vaksinimi pasiv jep efekte për disa javë dheantitrupat më pas shpërbëhen nga sistemi.

"Antitrupat në një vaksinë pasive jepen nëdoza më të larta, por mbrojtja është relativisht e shkurtër, 4 deri 8 javëmaksimumi. Ne kemi izoluar edhe disa antitrupa që lidhen me indet e organevedhe shkaktojnë efekte anësore te pacientët, si në tru. Këto zbulime i kemipublikuar dhe do na shërbejnë neve por edhe kolegëve të tjerë për të krijuarvaksina më të sigurta."

Gjermania ka nxitur një sërë kompanish vendësetë prodhojnë vaksinë kundër koronavirusit të ri, ndërsa ka rezervuarparaprakisht më shumë doza sesa tërë popullsia e saj.

Mendohet se vaksinat kundër kovidit-19 nëpërbotë do jenë gati në mesin ose fundin e 2021-it.