Covid-19, rekord infeksionesh në Francë e Britani

Ekspertëtparashikojnë që pandemia e Covidit e bashkuar me virozat stinore të gripitnormal do mbingarkojnë sistemet shëndetësore dhe do përkeqësojnë bilancet nësenuk ndërhyhet. Në disa vende europiane po vërehen rekorde rastesh të reja mekoronavirus.

Britania e Madhe dhe Franca kanë shënuarrekorde të reja ditore me të infekuarit nga Covidi-19.

Dy vendet europiane raportuan përkatësisht 6mijë dhe 16 mijë raste pozitive brenda 24 orëve, ndërsa viktimat në Britani poshkojnë në 42 mijë e në Francë e kanë kaluar shifrën 31 mijë.

Baret, pabet dhe restorantet në Londër prejditës së martë u njoftuan nga qeveria për masa të reja që mund të zgjatin derinë gjashtë muaj.

Maskat janë bërë të detyrueshme në shumëambiente dhe autoritetet thonë se do të tregohen më rigoroze për mbajtjen etyre.

Kufizime të ngjashme u shpallën të mërkurën përqytetet më të mëdha franceze, por ato janë ndeshur me revoltën e politikanëvelokalë, qytetarëve dhe pronarëve të bizneseve në Paris dhe Marsejë.

"Mëmirë do ishte të rregullonim sjelljen tonë në bare dhe restorante. Kështu e dëmtojmëekonominë, punonjësit e sektorit, dhe kjo më shqetëson."

"Kjomasë më duket jo shumë larg diktaturës. Nuk e kuptoj pse lejohen mijëra e mijëranjerëz të përdorin transportin publik duke u ngjeshur pas njëri-tjetrit, dhenga ana tjetër mbyllin bizneset."

Shtimi i rasteve dhe i shtrimeve në spitalemendohen nga ekspertët si shenjta të valës së dytë të pandemisë sëkoronavirusit që ka vrarë gati 1 milion veta në nëntë muajt e parë të vitit,dhe pritet të marrë akoma më shumë jetë njerëzish kur të përplaset edhe mevirozat e stinës.

"Tëmos e ulim vigjilencën. Vjeshta dhe dimri janë periudha e vitit kur ka më shumësëmundje respiratore. Për të parandaluar një binjakëzim të pandemive të koviditdhe gripit, duhet të rritim shkallën e vaksinimit, të respektojmë rregullat edistancimit, të mbajmë maskat, të lajmë duart dhe të takojmë vetëm personat qëjanë brenda rrethit tonë shoqëror."

Spanja mban rekordin e të infektuarve tëkonfirmuar që tani kanë arritur në 700 mijë, duke u shtuar me 200 mijë raste tëreja në më pak se 1 muaj, ndërsa në nivel botëror, Shtetet e Bashkuara tëAmerikës kryesojnë si për vatrat e infeksionit, edhe për viktimat, ndjekur ngaIndia, Brazili, Rusia dhe shtetet latine si Kolumbia, Peruja dhe Meksika.