Rekord rastesh me koronavirus në Greqi, 240 të infektuar në kampin e azilkërkuesve
Greqiaka shënuar një rekord të ri ditor për sa i përket rasteve me koronavirus, mekryeqytetin si vatrën kryesore të infeksionit. Kampet e refugjatëve po ashtu poparaqesin një sfidë për autoritetet.
Greqia duket se po e humbet kontrollin epandemisë së kovidit-19, duke shënuar një rekord rastesh në kryeqytet dhe nëkampin e ri për refugjatë.
453 raste të reja brenda ditës e çuan mbi15,500 numrin e të diagnostikuarve me koronavirus, ndërsa viktimat kaluan shifrën340 që prej muajit mars.
Zonat më të frekuentuara në kryeqytetin evendit kontribuan në përkeqësimin e bilancit ditor, me rajonin më problematikai historik i Atikës në Athinë.
Për shkak të situatës, duke nisur nga e hënaderi më 4 tetor autoritetet kanë rikthyer në fuqi disa nga masat e vjetraantikovid, duke kufizuar në 9 veta grupimet në ambientet e jashtme dhe tëbrendshme; 20 veta për martesat, funeralet apo ceremonitë e pagëzimit; janëpezulluar koncertet dhe kinematë; 40 për qind e punonjësve në sektorin publikdhe privat duhet të punojnë nga shtëpia ose të paraqiten në punë në fasha tëcaktuara orare.
Situatë të komplikuar po përball edhe kampi ipërkohshëm i refugjatëve në ishullin Lesbos, ku totali i të infektuarve mekoronavirus ka kaluar 240.
Rastet janë rritur ditët e fundit me ardhjen emijëra azilkërkuesve të mbetur të pastrehë për shkak të djegies qëllimisht tëkampit të tyre të vjetër.
Mosha mesatare e të infektuarve raportohet se është24 vjeç, shumica e personave nuk shfaqin simptoma dhe po mbahen të izoluar nëdhoma të veçanta.
Me shqetësim shihet edhe rritja e numrit tëpacientëve që kanë nevojë për ndihmë intensive spitalore.
Pas tre muajve izolim të rreptë, Greqia më 1korrik rihapi portat e turizmit për të huajt.
Në raportin e publikuar një ditë më parë,Banka Qendrore raportoi një ulje me mbi 84 për qind të të ardhurave ngasektori, rënie me mbi 85 për qind të numrit të vizitorëve nga jashtë.
Në harkun kohor janar-korrik 2020, deficitibuxhetor u rrit me 5,2 miliardë euro nga viti në vit.