Shabani: Me hir apo me pahir listat do të hapen, Rama nuk do e pengojë dot
Nisma Thurje do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentareqë do zhvillohen më 25 prill të vitit 2021.
Për aktivistin dhe anëtarin e Nismës Thurje EndriShabani, kryeminsitri Edi Rama nuk e do hapjen e listave, por me hir apo me pahir,listat do të hapen.
I ftuar në ''RTV ORA'', Shabani tha se 90% e qytetarëve duan hapjen e listave dhe se Rama nuk do e pengojë dot.
Endri Shabani: ''Miti që krijojnë autokratët, përfshi një autokrat si Edi Rama, është që ky nuk pyet, ti nuk ke çfarë i bën. E vërteta është që ai nuk e do hapjen e listave. Drafti që ka dorëzuar tani e tregon qartazi që nuk e do. Por, nuk do ta pengojë dot. Listat do të hapen. Me hir apo me pahir listat do të hapen. Na vjen mirë që edhe PD ka ardhur te qendrimi ynë, pasi siç e keni parë ka bërë shumë zig zage.
Asnjë nga establishmenti i vjetër nuk e do hapjen e listave sepse nuk e do demokracinë. 90% e qytetarëve duan hapjen e listave. Nuk duan ta bëjnë këta? Një grupim tjetër do shkojë në parlament, sepse tashmë nuk është pengesë kushtetuese hapja e listave, dhe do votojë për hapjen e listave. Do e çojë çështjen me referndum. Me hir apo me pahir listat do të hapen.''
Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.