Nisma Thurje në zgjedhje, Shabani: Jemi përballë atyre që nuk na lejojnë të jetojmë në këtë vend

Nisma Thurje do të garojë në zgjedhjet e ardhshmeparlamentare që do zhvillohen më 25 prill të vitit 2021.

Për aktivistin dhe anëtarin e Nismës Thurje EndriShabani, kjo lëvizje nuk do jetë patericë e asnjë kahu politik.

I ftuar në ''RTV ORA'', Shabani tha se qëllimi i tyreështë riorganizmi i raportit të pushtetit me shoqërinë.

Ai u shpreh se janë përballë atyre që nuk lejonqytetarët të jetojnë në vend.

Endri Shabani: ''Shqipëria nuk ka patur shumë modele inspiruese me të cilat mund të bësh krahasime. Nuk është se sulmojmë, Ramën, Bashën apo se do bëhemi patericë e dikujt. Ne kemi profesionet tona, por nuk po arrijmë do të ushtrojmë profesionet tona në këtë vend, sepse një çetë që qeveris vendin ka uzurpuar çdo hapësirë publike. Ne duam që ta zbërthejmë këtë lloj raporti të qytetarit me pushtetin, dhe për sa kohë e arrijmë këtë, ia kemi arritur qëllimit. Ky ka qenë thelbi.

Kur kemi patur Berishën apo Bashën, kemi denoncuar dhe luftuar me ta. Kur kemi patur përpara Ramën, kemi luftuar me të. Sigurisht me kosto personale. Pjesa tjetër është telenovelë politike në Shqipëri, që ka të bëjën edhe me mentalitetin e trashëguar nga komunizmi. Ka gjithmonë një pronar, dhe të tjerët janë në funksion. Pra, duhet të jesh domosdoshmërisht skllav i dikujt. Ne duam të ndryshojmë ekuacionet. Thelbi është se si të organizojmë raportet e pushtetit me shoqërinë. Një nga betejat që kemi pasur është ajo për hapjen e listave. Ne jemi përballë atyre që nuk na lejojnë të jetojmë  në këtë vend.''

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.