Programi i ripunësimit pas pandemisë, Rama: Paga minimale 30 mijë, objektivi ynë
Ata që kanëhumbur vendin e punës për shkak të Koronavirusit do të kenë mundësinë tëaplikojnë në tre programet e punësimit.
Në prezantimin ekëtyre programeve, kryeministri Edi Rama u shpreh se, janë 33 mijë qytetarë qëhumbën vendin e punës gjatë karantinës, teksa deri në muajin korrik janëpunësuar sërish 20 mijë.
“Hapja graduale e vendit ka bërë që nga qershori 20 mijë nga 33 mijë persona që humbën vendin e punës të punësohen. Përveç rritjes së punësimit, kjo skemë redukton edhe punën në të zezë. Lajm i mirë është që Shqipëria është vendi me më pak vende të humbura pune për frymë se sa vendet e rajonit. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qënë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat. Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive”, tha ndër të tjera kryeministri.
Ndërkohë ministrja eFinancave dhe Ekonomisë Anila Denaj shpjegoi me shifra nivelin e papunësisë nëShqipëri.