Kontrata 5-vjeçare, do të ndryshojë skema e shfrytëzimit të bregdetit

2020-taishte viti i turizmit patriotik dhe atij rajonal.

Sezonimes pandemisë së koronavirusit ishte i vështirë, por sipas ministrit BlendiKlosi, Shqipëria ia doli ta përballojë me sukses.

"Ia dolëm që të ofronim shërbimdhe ky shërbim besoj se ka hapur një treg të ri që është ai i rajon dhe ka krijuarpremisa për vitin 2021."

Ngaky vit qeveria ka nxjerrë edhe mësime.

Klosiparalajmëroi ndryshim të skemës së shfrytëzimit të bregdetit e cila sipas tijduhet të funksionojë me kontrata 5-vjeçare.

"Duhet t'i ndajmë sot dhe çfarë ështëpër tu eliminuar të eliminohet sot. Pjesa tjetër të vazhdojë me kontrata5-vjeçare."

Kryebashkiakui Lezhës, Pjerin Ndreu e vuri theksin tek përmirësimi i shërbimit!

"Bashkia, biznesi, operatorët epastrimi kanë siguruar një situatë komplet të përmirësuar që është reflektuargjerësisht."

Takimii Ministrit Blendi Klosi me operatoret turistik në Shëngjin vijoj në formënbashkëbisedimit mbi problematikat që shoqërojnë turizmin me qëllim që të marrinzgjidhje.