Editorial i Temporas: Një vit mes tërmetit, pandemisë dhe krizës politike
Me gushtin iku vapa, porerdhi stina me e nxehte politike ne vite: fushata per zgjedhjet e 25 prillit2021.
Beteja konsiderohet për “jetea vdekje” per disa prej figurave, qe kane zotëruar skakieren politike, por përshqiptaret nuk është ky preokupimi kryesor ne një prej viteve me te vështira nedekada.
Dhjetëra jetë të humbura,qindra të plagosur e mijëra qytetarë në qiell të hapur.
Politika sheshoi konfliktin,politikanet shtrënguan duart me qytetarët, nuk munguan as emocionet e forta ngaudhëheqësit.
Me kapërcimin e ditëvesituata u bë edhe më e vështirë për qytetarët, edhe pse premtimet ishin tëmëdha.
Nëse ngjarja nuk ndodh ne ERTVka gjase mos ketë ndodhur fare, ndaj janë dëshmitë e qytetarëve sot, qëparaqesin gjendjen e vërtetë të tyre dhe arsyet nuk janë te vështira te kuptohen.
Fondet mbreselenese te BE/sedhe organizmave te tjerë entuziazmuan pushtetin e shqiptare, por hulumtimi nëwebin e kësaj qeverie dhe atë të prokurimeve publike si dhe në kanalealternative siç është ai i “Open Data”, kryer nga portali Gogo.al deshmonmënyrën se si po menaxhohen fondet.
Fituesit e tërmetit pagëzohenme “Rrjeti i Padukshëm Numër 1” Këtu gjejmë kompani, personazhe dhe lidhje qëekzistojnë mes Bashkisë së Tiranës si autoritet kontraktor dhe tyre. Përfituesite cdokohshem te nje rrjeti qe gëlltit paratë e shqiptareve.
Sikur te mos mjaftonin tërmetet,shqiptaret u përballen me kaosin e krijuar nga pandemia, kaos qe noton mes te vërtetavee te pavërtetave, fakteve e propagandës. Izolimi për rreth 3 muaj, ndryshoi tërësishtmënyrën e jetesës.
Por premtimet ekonomikë ishintë mëdha Sink rama Hapja nuk zgjidhi situatën, 50.000 te papune e bizneseshkuan drejt mbylljes.
Por ne mbyllje te karantinës,prioriteti i Bashkise se Tiranes nuk qe as ekonomia e as siguria e shqiptareve,por shembja e dyshimte e Teatrit Kombetar mes protestave qytetare.
Pas hapjes të prekurit ngaCovid u shumëfishuan e fatkeqësisht edhe humbjet e jetëve. Por ne kulmin e njeacarimi shoqëror e politik prej mënyrës se menaxhimit te situatës, kundërshtaretgjejnë gjuhen ne token amerikane: ate për ndryshimin në kodin zgjedhor e pasorëve të gjata negociatash në rezidencën e ambasadës se SHBA u arritmarrëveshja mes palëve.
Por kjo marrëveshje u rrezua,ditën kur Edi Rama preku kushtetutën pa konsensusin e opozitësjashtëparlamentare. Gëzimi i 5 qershorit ne syte e ambasadoreve i mbeti historisë.
Sesioni parlamentar u mbyllnë këtë klimë, televizionet ulën prozhektorët e emisioneve prime time dhe morën“pushimet”. Por qeveria atëherë kur nuk pritej, në vapën e gushtit vendos tësekuestrojë një TV kritik ndaj saj e pamjet ngjanin më shumë me një skenë tëmadhe krimi.
Siç zbrisnin tanket ne rrugegjate pandemisë, ashtu zbrisnin te armatosur forcat e ndërhyrjes se shpejte ne njëmedia.
Vera mbaroi, me pak plazh,pak pushues, pa turistë, nen ankthin e pandemisë dhe pushtetin e maskave edezinfektanteve. Me njerëz qe hidhen nga dritaret e spitaleve.
Me shkolla pa kushte qehapen, me ministren, qe deklaron largimin e me mediat e rreshtuara qe luajnë mequizet se kush hyn e del nga qeveria.
Dhe meqe kujtesa është mëma edijes, po ju sjellim ne vëmendje se ne zgjedhje PS shkon me 100% të pushtetit,qendror e lokal, sepse opozita bojkotoi edhe parlamentin edhe zgjedhjet lokale.Vete opozita ende nuk është deklaruar për koalicionet, ndërsa tymueset hidhenrregullisht për diversione brenda e jashtë llojit.
Ende nuk është përcaktuarsistemi zgjedhor, nuk ka nisur punën KQZ e re, nuk ka draft për teknologjinë nëvotim dhe as për formulën e koalicioneve apo të administrimit zgjedhor.
Rilindja nuk premtoi nezgjedhjet e fundit, ndaj bilanci i saj nuk mund te behet realisht. Ama sotrilindja ka arritur suksesin e projekteve 3D.
Premtimet të gjitha janë tëkrijuara virtualisht, por sot nuk e kemi rrugën e arbrit, autostrada, nuk ekemi aeroportin e Vlorës apo të Kukësit, nuk ka shëndetësi falas, nuk ka rritjeekonomike.
Sot shqiptarët duhet të zgjedhin të jenë pro apo kundër projekteve 3D...