Armëmbajtje pa leje, gjithnjë e më shumë po jepen dënime të buta
Juristëtdeklarojnë se fenomeni i armëmbajtje pa leje ka pësuar një rritje tëkonsiderueshme pas ndryshimeve të kodit penal, ku u ashpërsua dënimi. LedioBraho thotë se kjo pasi dhe gjykatat kanë tendencë për të dhënë dënimin minimalpër këtë vepër penale. Në gjykata vërehet një trend rritës i këtij fenomeni ngaviti në vit.
Juristët shprehen që ndryshimet e kodit penal për ashpërsimin e dënimit për veprën penale të armëmbajtjes pa leje nuk e kanë ndikuar në uljen e fenomenit.
Juristi Ledio Braho për Ora News thotë që rritja edënimit nga 7 deri në 15 vite burg ka favorizuar më së shumti qytetarët përpërdorimin e armëve, çka dëshmohet dhe nga ngjarjet e fundit kriminale.
"Ashpërsimii dnëimeve nuk sjell parandalimin e mos kryesrjes së veprave penale. Problematikaqë ka vënë re edhe Gjykata Kushtetuese është ndryshiumi i veprave penale vjenpa një studim të mirëfilltë."
Sipas Brahos, gjykatësit në vendimet e tyre kanëtendencë më së shumti për të vendosur dënimin minimal që është 7 vite.
"Shumë rrallë vendoset dënimi maksimal për armëmbajtjen pa leje."
Juristi shprehet se dënimi që aplikohet dhe nëshumë vende të tjera me gjobë, mund të ishte më efektiv, për uljen e rasteve.
"Momentinqë do të kishte dënime me gjobë, do të ishin më të zbatueshme, por duke qenë dënimeme burg, nxisin palët që të fitojnë pafajësinë."
Shumë raste kanë përfunduar në gjykatë, ku ngaviti në vit vërehet një rritje e çështje.
Në 2018, në Tiranë u dërguan për gjykim 51 raste, për tu rritur në 2019 në 73 raste. Shifra më të ulëta vërehen përgjatë 2020, kjo nisur nga mbyllja e gjykatave si shkak i pandemisë.
Pavarësisht kësaj në gjykatë u dërguan për gjykim39 raste të armëmbajtjes pa leje.
ARMËMBAJTJA PA LEJE NË GJYKATË:
51 raste në Tiranë për gjykim në 2018
73 raste në Tiranë për gjykim në 2019
39 raste në Tiranë për gjykim në 2020