Çfarë po ndodh me Michael Schumacher? Legjenda e garave me makinë nuk i përgjigjet as familjarëve
Sipas raportit të një doktori të njohur legjenda e garave me makina Michael Schumacher ka kaluar në “gjendje vegjetative ” dhe nuk reagon më ndaj familjes së tij.
Neurokirurgu i njohur Erich Riederer bëri tëditur lajmin e përkeqësimit të sportistit për një kanal televiziv Francez.
“Mendoj se ai është në gjendje vegjetative, qëdo të thotë se është zgjuar por nuk mund të reagojë. Ai merr frymë, zemra irreh, dhe ndoshta mund të ngrihet për të qëndruar ulur po jo më shumë,” tha aipër rrjetin TMC.
Gjithashtu ai shtoi se nuk ka shans ta shikojmë më legjendën ashtu si ka qenë para aksidentit raporton The Sun.
“Mendoj se kjo është maksimumi për të. Nuk besojse ka shanse për ta parë atë siç ishte para aksidentit”- shtoi Riederer.
Shëndeti i legjendës së F1 ka qenë i fshehur që prej momentit kur ai pësoi aksidentin e rëndë, gati vdekjeprurës në vitin 2013. Schumacher pësoi një dëmtim gati fatal të trurit kur ra dhe goditi kokën në një shkëmb ndërsa ishte duke bërë ski.


