Ina Kollçaku: Robert Berishën nuk e dëgjoj as për 100 mijë euro, kam alergji Albatros Rexhën’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2020, 09:46
Showgirl, Ina Kollçaku surprizoi publikun mbrëmjen e 18 Shtatorit me deklaratat e njëpasnjëshme.
E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora, Ina foli edhe për marrëdhënien që ka me figurat publike. Pas një mosmarrëveshje të disa ditëve mëparë, ajo komentoi Albatros Rexhën por jo vetëm.
Ester Bylyku: Ina, më thuaj një figure publike që ti e ke alergji
Ina Kollçaku: Albatros Rexha! Sidomos pas një mosmarreveshje të disa ditëve mëparë, nuk më pëlqen.
Ester Bylyku: Këngët e cilit artist shqiptar, nuk do ta dëgjoje as për 100 mijë euro?
Ina Kollçaku: Përgjithësisht, unë nuk dëgjoj muzikë shqip. Por, Robert Berishën nuk do ta dëgjoja asnjëherë.
Ester Bylyku: As për 100 mijë euro? (qesh)
Ina Kollçaku: Jo, as për 100 mijë euro (qesh)
/eb/Oranews/