Ava Max ,artistja shqiptare me famë ndërkombëtare publikon albumin e parë "Heaven and Hell"

Ava Max, artistjashqiptare me famë ndërkombëtare, ka arritur një tjetër sukses ne karrierën esaj.

Pas dy viteshdebutimi në tregun ndërkombëtar, artistja ka nxjerrë në treg albumin e saj tëparë.

“Heaven nad Hell”titullohet albumi i parë debutues i këngëtares shqiptare, që në shqip do tëthotë “Parajsa dhe ferri”.

Ava Max, ndau mendjekësit në llogarinë e saj personale në Instagram lajmin se tashmë albumi isaj i parë është i disponueshëm në të gjitha platformat online dhe si kopjefizike në dyqane.

“Pritja për ‘Heaven and Hell’ më në fund ka mbaruar! Avatars (fansa), faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni treguar në çdo hap të rrugës. Jam shumë krenare për këtë album dhe shpresoj që do t’ju bëjë të kuptosh sa të fortë jeni dhe të mos pushosh kurrë së qeni vetja juaj e vërtetë. Ju dua … ky është vetëm fillimi”, ka shkruar 25-vjeçarja në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CFQ6N_jloq-/?utm_source=ig_web_copy_link