Habit Enki Braçaj: Jam paguar 9 mijë lekë, nuk më dilnin as që të shkoja në punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2020, 14:30
Enki Braçaj, gazetarja dhe moderatorja e njohur, tashmë pjesë e familjes së madhe Ora, ka mbyllur këtë javë si e ftuar në emisionin e gatimit "Kafsho" në RTV Ora.
Përballë gazetarit Ronaldo Sharka, lidhur me nisjen e karrierës pasi u bë e famshme për faktin që dikur jepte lajmet "topless", Enki Braçaj ka treguar se para kësaj, ka punuar në portal online dhe rroga e saj ka qenë vetëm 9 mijë lekë:
"Jam paguar 90 mijë lekë të vjetra, nuk më dilnin as për të shkuar në punë, kafja pastaj ishte luks. Mirë po këtë gjë unë e dua shumë, mendoj se e bëj mirë, mendoj se nuk kam komplekse që të dukem ajo goca e bukur, por që pastaj vazhdova me Zjarr TV"- tregoi Enki Braçaj, për më tepër ndiqni intervistën e plotë.