Gruaja rrëzohet nga makina në mes të autostradës, po filmonte për snapchat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2020, 15:52
Një grua teksa po udhëntonte me makinë ditën e shtunë është rrëzuar nga dritarjanës mes të autostradës.
Sipas njoftimit të policisë ajo ishte ulur në sediljen e parë dhe ishte varurnë dritaren e makinës për të filmuar njëvideo për në Snapchat.
Incidenti ka ndodhur për gjatë autostradës M25 midis kryqëzimit 6 dhe Clacket LaneServices në Angli.
Menjëherë ndihma e shpejtë shkoi nëvendngjarje dhe ju ofrua gruas ndihma e parë mjekësore.
Në një postim në Twitter, Njësia e Policisë Rrugore tha se ajo pësoi lëndime të rënda dhe duhet ta quajë veten si një njeri me shumë fat pasi mund të kishte një përfundim tragjik. Gjithashtu ata bënë të ditur se nuk është marrë asnjë masë arresti ndaj gruas indetiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.