Zbulohet i dashuri i ri i artistes shqiptare, Bebe Rexha fotografohet duke u puthur me kinematografin Keyan Safyari
Bebe Rexha, konfirmoi të enjten se ajo është në njëromancë të re me kinematografin Keyan Safyari ndërsa të dy u fotografuan duke uputhur.
Interpretuesja e hiteve befasoi të dashurin e saj menjë udhëtim në një veturë ‘Ferrari’ për të festuar ditëlindjen e tij, shkruanDailyMail.
Bebe Rexha shihej e veshur me një kostum të zi me lëkurë gjarpëri dhe material rrjete, ndërsa qëndronte në majë të gishtërinjve për të puthur të dashurin e saj të gjatë dhe mjaft të pashëm.

Nga ana tjetër, Keyan, i cili është një kinematografteleviziv dhe komercial, u pa i veshur mjaft me stil në ditën e veçantë të tij.
Ai kishte veshur një palë xhinse të zeza me një këmishë po të zezë, kombinuar me një palë çizme të zeza dhe syze dielli.

Bebe Rexha u sigurua që të qëndronte e mbrojtur me një maskë të zezë për fytyrën.

Artistja me prejardhje shqiptare publikoi njëfotografi me të dashurin në InstaStory për t’i uruar ditëlindjen, por ja mbuloifytyrën me një emoji.
Duke pozuar në ‘Ferrari’ pas udhëtimit të tyre tëlumtur, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Gëzuar ditëlindjen beb”,ndërsa u përkul për t’i dhënë atij një puthje.
Duke mbrojtur privatësinë e tij, Rexha vendosi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji blu në formë të zemrës ndërsa ai e mbante afër.

Çifti i përfolur u pa për herë të parë së bashku nëmars gjatë një feste në Delilah para se fotografitë e tyre të shfaqeshin nëkorrik.
Rexha ka pohuar publikisht se lidhja e saj e funditpërfundoi në vitin 2015 dhe prej atëherë e deri më tash nuk kishte pasurlidhje, për shkak se atë kohë zemra e saj ishte thyer keq.