‘Jam rritur me frikë, nuk e kam provuar drogën’ Flet moderatorja Ester Bylyku, pasi e vë në siklet Ina Kollçaku

Gjatë puntatës së parë në ‘Glamour Zone’ në një intervistë për RTV ORA, e ftuara Ina Kollçaku pranoi se në moshën 18-vjeçare ka provuar lëndët narkotike.

Ndërsa të njëjtën pyetje i ka bërë edhe moderatores Ester Bylyku, e cila tha se ajo nuk ka patur eksperiencë të tillë.

Ndërkohë që Ina përpiqej të ‘nxirrte’ një përgjigjepozitive, Ester Bylyku tregoi arsyen përse asnjëherë nuk e ka patureksperiencë.

‘Më kanë rriturme frikë, prandaj asnjëherë nuk kam provuar asnjë lloj droge. (qesh) Mami imzgjidhte të më tregonte çdo ditë historitë më të tmerrshme të të rinjve, dhepasi frikësohesha prej tyre, vendosa të mos e provoja asnjëherë drogën.’ u shpreh Ester.