Transformimi i plastikës, mbetjet e ricikluara shndërrohen në mobilje shtëpiake

Malajzia ka gjetur një mënyë për të transformuarmbetjet plastike në pajisje shtëpiake dhe objekte të tjera. Pas riciklimit, lëndakthehet në peletë dhe u shpërndahet kompanive të prodhimit të mobilieve, për tushndërruar në orendi të ndryshme

Një fabrikë riciklimi nëMalajzi i kthen mbetjet plastike në orendi shtëpiake. Çdo ditë vullentarëtmblidhen në ishullin turistik të Tiomanit dhe grumbullojnë plastikën që ujinxjerr në breg.

Më pas mbetjet shndërrohen nëpelet, duke u kthyer në një gamë produktesh, si pjesë automjetësh, pajisjeshtëpiake dhe mobilje.

"Këto kohë pothuajse gjithçkaështë mbështjellë me plastikë," tha Sydney Steedland, themeluesi i “TheSea Monkey”, që ndihmon në mbledhjen e mbeturinave.

"Asnjëherë nuk do të zgjidhetkjo problematikë nëse nuk u themi njerëzve të ndalojnë së pari përdorimin eplastikës”.

Në një raport të këtij viti,për konsumin e paketimit plastik në gjashtë vende aziatike, Malajzia ishte njënga konsumatorët kryesorë të paketimit plastik, me rreth 16 kilogramë përperson çdo vit.

Prodhuesi i mobiljeve KIANështë një nga kompanitë që përdorin plastikën e ricikluar për të krijuar karrigepër restorante dhe hotele.

Kompania kohët e funditlançoi një dizajn të ri gjatë pandemisë që shitet për rreth 77,50 dollarë për copë.

"Çdo produkt që bëjmë,ne e dimë se po ndihmojmë për mjedisin," tha menaxherja e markës IreneLim, në një sallë ekspozite në Kuala Lumpur.

Industria e riciklimit vepronprej 17 vitesh ne Malajzi, duke ricikluar 60,000 ton plastikë çdo vit, 1,200 tëasaj plastike janë mbetjet që merr nga grupet e vullnetarëve, përfshirë “TheSea Monkey”.