Aktivizon pilotin automatik e ia fut gjumit, makina ecën 150 km/ orë kur dëgjon sirenat e policisë
Një shofer është akuzuar për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme pasi e kishte zënë gjumi ndërsa kishte aktivizuar pilotik automatik me një shpejtësi 150 km/orë.
Policia informoi se të dy si shoferi dhe pasagjeri ishin në gjumë. Në momentin kur policia ndezi dritat e urgjencës dhe makinat e tjera u larguan nga rruga, Tesla Model S rriti shpejtësinë.
20 vjeçari pritet të dalë në gjykatë të dhjetor. Fillimisht i riu u dënua me pezullim të patentës për një periudhë 24 orë por më pas akuzua për drejtim makine në mënyrë të rrezishme.
Incidenti ndodhi 100km në jug të Edmonton në Kanada.
Polici i patrullës rrugore që ndaloi makinën tha se kishte 23 vite karrierë por asnjëherë nuk kishte parë një gjë të tillë dhe ishte I pafjalë.
“Makinat Tesla mund të aktivizojnë pilotin automatik por i kërkohet drejtuesit të qëndrojë në alert si dhe të mos heqë duart nga timoni”