Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël
Fati tragjik i Alesio Cakonit, fëmijës që shpëtoimrekullisht në natën e tërmetit të 26 nëntorit, duke fluturuar nga dritaja epallatit të rrënuar të Thumanës, ku humbën jetën e motra dhe i ati i tij, ështëshndërruar në një histori të neveritshme politike.
Të gjithë i mbajnë mend kronikat e gërditshme të propagandësediramiste, që e shoqëruan me kamera udhëtimin me çarter të këtij djaloshi tëtraumatizuar për të takuar heronjtë e tij Kristiano Ronaldo dhe Luigi Buffon.
Të gjithë i kanë të ngulura në kujtesë reportazhet e mediaveqë nxitojnë të bëjnë biznes me çdo fatkeqësi, se si tregonin përdëllimin eRamës se do ta merrte në shtëpinë e vet dhe shoqërimin me veturën kryeministrorepër rikthimin në shkollë.
Fabula e ngritur mbi dramën familjare të këtij 11 vjeçarishërbente për të demostruar se Shqipëria kishte mbi krye një udhëheqës që nuk elinte popullin e tij fatkeq të vetmuar dhe se ai ishte shpëtimtari i vetëm qëdo e ringrinte vendin nga kjo katastrofë.
Me kaq historia e Ramës me Alesion u mbyll.
Ai u harrua si shumë të tjerë, nënës së tij i kanë refuzuarpensionin, rilindasit që vendosën rifutjen e familjeve të Thumanës në pallatine pabanueshëm nuk i thirri më kurrë prokuroria, ndërsa kjo familje epërgjysmuar jeton me diçka më shumë se 100 euro në muaj.
Edi Rama e zhvendosi setin e xhirimit në banesat erindërtuara ku ai paraqitet me tortë në duar, vendos hudhra në muret e shtëpivedhe u dorëzon çelsat familjarëve.
Por, fatkeqësinë e Alesios nxitoi ta peshkojë kampi tjetër.
Pas një kronike rrënqethëse të News 24, ku nëna e tijrrëfente se si e gënjeu kryeministri dhe se si e përcollën duke i thënë se nukmeritonte pension pa i vdekur edhe një njeri i tretë nga familja, në skenë doliPD-ja.
Nga selia blu është shpërndarë së fundi një video, që tëngjall neveri po aq sa edhe ato të Edi Ramës. Aty dallohet Grida Duma, dukeaktruar në mënyrë perfekte një tekst të shkruar më parë, e ndjekur nga njëkamer, filmimet e së cilës, për të krijuar më tepër efekt, janë kthyer bardhë ezi në montazh.
Qëllimi është i qartë: të leckoset demagogjia ekryeministrit, por fatkeqësisht me të njëjtat mjete, me të njëjtat metoda dhemungesë empathie si ai. Çdokush që do e shihte këtë spot, ku duket sikurpersonazh është Grida dhe jo fati i keq i një fëmije të keqpërdorur ngapushteti, do ta humbte mesazhin real.
Ai që do të vriste pak më shumë mendjen do të pyeste: Po psePD nuk u mjaftua me denoncimin e kronikës së thjeshtë mediatike, po nxitoi tëxhirojë një film me të njëjtat fakte?
Pse spektaklit të propagandës i duhet kundërvënë me doemosspektakli i anti propagandës? Pse bota reale, ajo e fatkeqësisë, e dhimbjes, ejetës plot probleme të një familjeje të dërrmuar nga zia, nuk u dukëkra emjaftë për t’ia përcjellë publikut pa ndërhyrjen brutale të politikës?
Në fakt, historia e Alesio Cakonit është vetëm qershia ehidhur mbi tortën e një beteje që po ashpërsohet përditë e më shumë.
Që kur Edi Rama ka vendosur të kandidojë në qarkun eDurrësit për zgjedhjet e ardhshme, duke e shndërruar rindërtimin nga tërmeti nëlejtmotivin e garës elektorale që po afron, lufta mediatike lidhur me atë qëndodhi në 26 nëntor ka arritur kulmin.
Sa herë Rama poston në Facebook punimet për rindërtimin enjë shkolle, PD i nxjerr menjëherë premtimin e pambajtur se nxënësit duhet takishin nisur aty vitin shkollor. Sa herë Rama merr nga pas taborrët mediatikëpër të hapur derën e një shtëpie të ringritur, PD i nxjer dëshminë e mjerueshmetë një familjeje që e kanë harruar në çadër. Sa herë Rama paraqitet diku me ëmbëlsiranë dorë, PD i nxjerr rrëfimet e atyre që i lënë të presin pas dyerve përdëshpërblimet që u takojnë.
Nuk ka asnjë dyshim se opozita e ka fituar këtë përplasje.
Eshtë e lehtë të çmontosh imazhet e gënjeshtërta të njëqeverise të korruptuar dhe të paaftë, që nuk ka më as vëmendjen, as vokacionin,as mundësinë financiare dhe as resurset humane për t’iu gjendur njerëzve pranë.
Sondazhet e Edi Ramës janë gremisur në mënyrë të pakthyeshmenga mënyra se si ai menaxhoi krizën e tërmetit dhe atë të pandemisë. Eshtëcinike ta thuash, por u deshën këto dy fatkeqësi për ta bërë të prekshme për tëgjithë, se ku i ka shpenzuar rilindja paratë, se për çfarë grushti minimal tëpërzgjedhurish ka punuar ajo dhe se sa është e aftë t’i gjendet pranëqytetarëve në hall.
I pari që e ka kuptuar këtë është vetë Rama, i cili ua thatroç socialistëve se nëse zgjedhjet bëheshin tani, atij nuk do t’i jepnin aqvota sa meritonte dhe se të majtët e lodhur dhe të zhgënjyer do ta bojkotonin.
Prandaj PD-ja nuk rrezikohet më nga gënjeshtrat, se kjoqeveri po rindërton pas tërmetit dhe se u është gjendur financiarisht atyre qëhumbën punën për shkak të pandemisë. Këto janë fakte që gjithkush i ndjen mbilëkurë dhe këtë ndjesi nuk ka mashtrim që ta përmbysë.
Tek kjo betejë, opozita riskon më shumë kur bëhet pre epolitikës spektakël. Kur bie në kurthin e të menduarit se propagandaneutralizohet vetëm me të kundërtën e saj. Aty ajo ngulit imazhin se e gjithaështë një garë se kush di të shtiret më bukur, në rezultatin e së cilës nuk kaasnjë vlerë, as shqetësimi për fatin real të njerëzve, as dhimbja që buron ngagjendja e tyre.
Mënyra si u veprua me rastin e Alesios është rasti tipik ikësaj mënyre të menduari. Ai është shembulli “par excellence” se si mund tërelativizhet, manipulimi i neveritshëm që Edi Rama bëri me fatkeqësinë e njëfëmije që ka humbur gjysmën e familjes./ Lapsi.al