Shëmbulli i një ndërgjegje

Regjimi komunist prodhojë intelektualët, shkrimtarët, artistët, këngëtarët më të kompromentuar dhe korruptuar si shërbëtorë të regjimit, në shërbim, jo vetëm të propogandës dhe denigrimit dhe demaskimit, interrnimit, burgosjes së atyre që çfaqnin një mendim apo një stil ndryshe nga vija e Partisë Punës (komuniste) jashtë REALIZMIT SOCIALIST.

Jo vetëm me raportet e gjyq-pleniumeve të Lidhjes Shkrimtarëve dhe Artistëve nga ku, ATA të kryqëzuarit nga pleniumi i LSHA i priste përjashtë GAZI Degës Brëndëshme për ti vënë prangat, apo të nësërmen kamioni për interrnim, apo fleta për në punë të rënda si miniera, bujqësi apo gurore e.t.c

Përpos sajë kjo lidhje artistë-letrarësh persekutorë, bënë një denigrim me shpifje në mënyrë sistematike, papushim, deri në ndalimin e vlerave të kulturës së paraluftës dhe jo vetëm... për t'u ngritur këta si 'lisa" të kulturës shqiptare kur nuk janë tjetër veç se ferra.

Prej 30 vjetësh mbas demaskimit të regjimit komunist (dhe jo rënies) si degradim politik-ekonomik-kulturor, asnjë prej këtyre letrarëve, artistëve, intelektualëve të LSHA, kurr njëri prej tyre, jo që nuk ka mbajtur një qëndrim ndaj vetes për shërbimet dhe fajet e rënda si bashkëpuntorë të regjimit më kriminal në asgjesimin e shumë njerëzve të artit dhe letrave për shkaqe politike dhe devijime artistike nga vija e partisë, por në të kundërt, me imoralitetin dhe paftyrsynë që kanë vetëm ky soj, kthyen xhaketat dhe çfaqen sot si ish kundërshtarë të djeshëm dhe dissidentë, duke rishkruar veprat e turpit për nje turp të ri demo(n)kratik.
Këta me kujtojnë vargjet e Nolit:

Dhe Feridi faqe ndërron
Frynë bëlçitë dhe gjëmon
Se Katrani zbardhëllon

Nga Ernest Koliqi

Qendrim ndaj vetes

Çdo vepër e ime, ç’se kam marrë mend e shise, i âsht kushtue lulzimit të shqiptarizmit të vërtetë, i cili, për mue, rrâjet e themelet i ka në kulturën e në traditat t’ona. Kam mujtë me gabue, ndoshta shpesh edhe randë, sepse kush vepron bje lehtazi në gjymtime. S’asht mjeshtri m’u paraqitë i pafajshëm kur rrin njeríu n’ansi të plotë e të vazhdueshme. Ai qi nuk vepron, s’ban mirë as keq. Ndiç, deshta të tham, qi ndoshta ndonji herë kam gabue, por prej zellit të tepruem e prej bindjes se ashtu e lypte e mira e vendit. Sidoqoftë, kur të fashiten pasjonet dhe perdja t’u ulet atyne qi sot gjikojnë jo mbas fakteve por mbas interesave fazjoze politike, atëherë do të dali në shesh se Ernesti në kohën kritike dishka bâni për kulturën shqiptare……

Dikush me këshillon me hjekë dorë nga politika. Ky këshill nuk rrjedh nga një ndjesí e thjesht : Mbas sa miqësh e dashamirësh të vrám, në kët gjendje tragjike në të cilën ndhdhet i kaperthyem vendi i ynë, derisa të drejtat má të para njerzore mos t’i këthehen vllazënvet t’onë të nji gjaku e të nji gjuhe, do t’ishte krim m’u hjekë në njánë e m’u marrë vetëm me letërsí. Më mjafton me pa Kapidanin e Mirditës qi humbi dy djelm si dy hyj drite, Kolë Bibën qí la në malet si flȋje n’elterë të Shqipnís djalin e vllán, e plot tjerë, për m’e ndie veten të detyruem me punue pa u lodhë për lirimin e popullit tonë.

Kjo e sotëshmja nuk âsht nji fushatë politike me rrëzue nji qeverri ; kjo âsht kryqzatë kombëtare me shpétue fisin e bâshkë me té pasuninë shpirtnore të trashigueme. Si mundet nji intelektual m’u mënjanue e me qindrue indiferent pas së keqës së pashoqe qi na ka zanë nën palë si individ e si pjestarë të nji kombi ? Prandej, si këshill tash e marr parasysh vetëm kur të lirohet Shqipnija. Sot, i armatosun me vullnet e me flakë ardhetare, e nduej për detyrë të luftoj edhe në fushën politike.

Përditë shtohen ata që më sulmojnë. Zyret italiane, amerikane, ingleze, vatikane etj., janë plot (kam prova) me raporte sidomos kundra meje: mason, aventurjer, agjent zyresh sekrete, çarlatan etj., Nji amerikan tash nja dy muaj me tha: “E din pse shumica e shqiptarvet ju lufton? Pse s’munden me ju kuptu, tue kenë ju, për sa marr vesht vetë, ma i oksidentalizuemi ndër shqiptarë” Kjo cilsi s’asht vetëm e imja; asht e të gjithë shkodranvet.“