Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol
Nuk kam ndër mend të gjejë fajtorë, në ngjarjen e së martës,ku një foshnje e vdekur u gjet në një kosh plehrash. Kurrsesi nuk fajësojnjeriun që e la aty nën presionin e madh psikologjik që jetonte, absolutishtatë që e la të merrte me vete foshnjën e vdekur, aq më pak mjekë, psikologë apoadministratorë, askënd.
Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo nëkosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse,por një ide siçdokush e kam. Sepse është ngjyra e pafajësisë, është ngjyra eëngjëjve. Nuk kam ndër mend të gjejë fajtorë, në ngjarjen e së martës, ku njëfoshnje e vdekur u gjet në një kosh plehrash. Kurrsesi nuk fajësoj njeriun që ela aty nën presionin e madh psikologjik që jetonte, absolutisht atë që e la tëmerrte me vete foshnjën e vdekur, aq më pak mjekë, psikologë apoadministratorë, askënd.
Thjesht kam një propozim: Tu gjejmë ëngjëjve që lindin tëvdekur një arkivol. Ata nuk marrin bonusin e lindjes, të paktën të marrinbonusin e vdekjes. Nuk mund ti përcjellim kështu si të martën. Kjo është epafalshme, shokuese. Le ti kalojmë burokracitë, le ti kalojmë ndarjetadministrative, le ti kalojmë paragjykimet, ëngjëjt kanë nevojë të përcillen nënjë arkivol, mundësisht të bardhë. Di fare mirë që 1 në miliona raste mund tëndodhë si të martën, por kjo nuk ka rëndësi, një shtet, një ministri, njëdrejtori politikash, duhet të shkruajë një rresht që kjo të mos ndodhëasnjëherë.
Dikush duhet të marra masa që nga një maternitet, ëngjëjtnuk mund të dalin në këtë lloj forme. Edhe sikur të ndodhë njëherë në 100 vjetlundrën e parë dhe të fundit të udhëtimit ta jep shteti. Ne nuk jemi një vendsocial, por një gjë të tillë absolutisht mund ta bëjmë, pa as më të voglinparagjykim. Dhe për këdo që paragjykon këtë cështje, di vetëm të them pakfjalë: Uroj nga zemra, që kurrë në jetën tënde të mos ndodhë që në koshin eplehrave tënd të gjesh një ëngjëll të vdekur.