'Bëjeni Amerikën sërish serioze'

MASA. Një kërkesë modeste nga ana tjetër eAtlantikut: Make America Serious Again

1.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë, por ja që ndodh për herë të parë dhe metë u ndesh Kosova javën e kaluar kur kandidati demokrat për president tëAmerikës, Biden, shpalli një qëndrim kritik ndaj administratës së presidentitTrump, ndërsa ambasadori Grenell mbrojti qëndrimin e presidentit të vet duke eakuzuar Bidenin se po e shndërron çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi në njëçështje “të presidencialeve amerikane”.

Bideni vuri në pah se administrata e tanishme amerikane u përpoqtë organizojë negociata në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, pa ekoordinuar me BE-në duke ua dhënë kështu një mesazh shumë të qartë partnerëveevropianë. “SHBA-ja duhet të punojë bashkërisht me partnerët tanë evropianë, jot’ua kthejë shpinën”.

Grenelli tha se Bideni bën atë që bën qe dyzet vjet, “më shumëfjalë dhe premtime boshe popullit të Kosovës dhe të Serbisë”. Për dallim prejBidenit, Grenelli thotë se “administrata Trump mbikëqyri negociata tësuksesshme të tri marrëveshjeve të veçanta mes Beogradit dhe Prishtinës përudhëtim në ajër, hekurudhë dhe rrugë automobilistike. Pra shkurt, presidentiTrump solli rezultate të pritura gjatë, ndërsa Joe Biden vazhdon të flasë sikurka bërë gjatë dyzet vjetëve në Washington”.

2.

Dy gjëra kryesore më duket se nuk qëndrojnë dhe nëpaqëndrueshmërinë e tyre janë indikatorë të theksuar politikë.

Së pari, akuza ndaj Bidenit se është një fjalaman i kotë mund tëshërbejë për diskreditim fushatash zgjedhore, por është krejtësisht e gabuar nëfakte për sa i përket veprimit të tij politik në Ballkan. Joe Biden është ndërsenatorët e paktë, shumë të paktë bile, që në vitet e hershme nëntëdhjetë tëshekullit të kaluar kishte përkushtim ndaj luftërave të ish-Jugosllavisë. Ndërdemokratët ishte pothuajse i vetmi që herët artikulonte një politikëndërhyrjeje në Bosnjë-Hercegovinë për të penguar gjenocidin dhe këtë nuk ebënte nga “baza etnike” e zgjedhësve: në shtetin e tij, Delaware, nuk kaboshnjakë-amerikanë. E as që ka shqiptaro-amerikanë, e megjithatë zëri i tijishte një prej zërave prijës për parandalimin e gjenocidit në Kosovë. Politikae suksesshme e ndërhyrjes, prirë nga presidenti Clinton, nuk do të ishte emundur pa “fjalët” e Bidenit dhe kolegëve të tij në Kongres, në të dyja anët endarjeve politike.

Së dyti, këto që ambasadori Grenell i quan negociata të suksesshmedhe arritje të tri marrëveshjeve janë në fakt nënshkrim të tri “letra qëllimesh”mes autoriteteve të rangut dytësor e terciar për të nxitur udhëtimin ajror,hekurudhor dhe rrugor. Ndërmjetësime të këtilla ka me qindra në kohë tëUNMIK-ut; burokratë anonimë të cilëve edhe atëherë u është harruar emri kanëbërë këso “lehtësimesh” në kohën e tyre. Nuk ka gjë historike në to, e as nëkëtë të Grenellit.

Në shkallën matëse të historisë, Bideni është aty te ndërhyrja eNATO-s më 1999 dhe ndihma që Kosova të pavarësohet, ndërsa administrata epresidentit Trump te ftesa që një kompani low-cost gjermane të nënshkruajë njëletër me të cilën premton se ka qëllim të shqyrtojë nëse do të fluturojë nëvijën Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

3.

Si një kosovar i angazhuar qëka bashkëpunuar dhe ka njohur pothuajse të gjitha administratat amerikane nëkohë kritike, e kam fare të lehtë të kuptoj se dallimi në qasje mes Bidenit dheadministratës së presidentit Trump nuk është, siç shkruan Grenelli, dallim mesdemokratëve dhe republikanëve. Në çështjen e Kosovës shënohet lart emri ipresidentit Clinton dhe sekretares Albright - pra të administratës demokrate -të cilët e shpëtuan Kosovën nga gjenocidi. Por, kjo ndërhyrje qe produkt i njëpolitike dypartiake, në të cilën njerëz të spikatur nga tabori republikan, siDole apo McCain, ishin vendimtarë që të krijohet një konsensus amerikan për tandihmuar Kosovën. Dhe kjo qasje republikane kishte një shtyllë të fortë që ngapresidenti Bush Plaku, i cili në ditët e fundit të pushtetit të tij e lidhisigurinë e Kosovës me interes strategjik amerikan dhe ia dërgoi “kërcënimin eKrishtlindjes” Milosheviqit, të cilit ia tërhoqi vërejtjen që ndërhyrja epaprovokuar ushtarake e Serbisë në Kosovë do të ndeshej me përgjigjeunilaterale amerikane./Marre nga Koha.net

Madje, u desh prapë një president republikan, kësaj here Bushi iRiu, për të udhëhequr fushatën për ndihmë për shpalljen e pavarësisë sëKosovës.

Pra, nëse nuk ekzistuaka një garë mes republikanëve e demokratëvepër çështjen e Kosovës, çfarë është natyra e garës?

Nëse shërben për ilustrim vetëpërshkrimi i ambasadorit Grenell itë arriturave të administratës Trump në Kosovë - pra tri marrëveshjet e “letërsynimeve”, atëherë gara është mes një qasjeje joserioze të administratës sëtanishme dhe një qasjeje tradicionale serioze të administratave amerikane qënga rënia e Murit të Berlinit deri në shpallje të Pavarësisë. Politikatradicionale amerikane ndaj Kosovës - qoftë republikane apo demokrate - ështëpërpjekur që të ndihmojë forcimin e konsensusit mes forcave politike kosovare,të ndërtojë një konsensus transatlantik dhe të projektojë caqe që do ta çojnëKosovën përpara. Administrata Trump nëpërmjet ambasadorit Grenell ka nxiturpolarizimin politik në Kosovë dhe rënien e Qeverisë gjatë pandemisë, kalegjitimuar nëpërmjet ambasadorit Bolton aventurën për këmbim territoresh,popullatash dhe pardonësh për krime të presidentëve Vuçiq e Thaçi dhe kakrijuar hendekun e madh e të paprecedentë mes SHBA-së dhe fuqive evropiane përtë formuluar një politikë, e cila do të përmbyllë konfliktin mes Kosovës dheSerbisë si dy shtete të pavarura.

Me këtë manifestim joserioziteti e vetmja gjë e vlefshme ishtezgjimi evropian nga komoditeti. Të mësuar tashmë mbi shtatëdhjetë vjet mesigurinë e partneritetit të superfuqisë amerikane, shtetet evropiane kanë trevjet që rrinë duke mbuluar gojën në mosbesim kolektiv se çka do të prodhojë nëcicërimën e tij të ardhme apo në konferencën për shtyp presidenti i vendit. Nëlistën e gjatë në të cilën gjendet kërcënimi se do ta largojë Amerikën ngaNATO-ja apo sugjerimi që të hulumtohet mënyra e injektimit të dezinfektuesit tëbanjës në trupin e njeriut në mënyrë që të pengohet apo eliminohetkoronavirusi, zhvillimi i një procesi negociator sekret për Kosovën duhej tëishte një alarm tjetër – ndonëse më i vogël - për BE-në dhe fuqitë evropiane.Gjatë gati dhjetë vjetëve BE-ja dhe fuqitë evropiane kanë shpenzuar energji tëmadhe negociatore për të shpallur, sikur Grenelli, arritje të marrëveshjevehistorike sikur ajo e targave automobilistike që duhej të mbuloheshin meletërngjitës.

Joserioziteti i punës së ambasadorit Grenell qe i frytshëm, nësepër kurrgjë tjetër, për të treguar se sa joserioze ka qenë BE-ja për pothuajsenjë dhjetëvjetësh.

4.

Presidenti Trump e zhvilloi fushatën e tij të mëparshme zgjedhoreme siglën MAGA (Make America Great Again) – (Bëje Amerikën sërish të madhe).Votuesit amerikanë asokohe vendosën se këtë e dëshironin dhe votuesitamerikanë, kësaj here kanë mundësi të vendosin se a u përmbush ky premtimzgjedhor.

Për njerëz në anën tjetër të Atlantikut, do të jetë me rëndësishumë të madhe se cila sigël, cili premtim zgjedhor do të fitojë. Gjatë trevjetëve të Trumpit, Evropa është ulur në tehun e karriges, sikur në një filmsuspensi, duke mos ditur se çka do të ndodhë në minutën e ardhshme amerikane.Nuk ka pasur në historinë e projektit amerikan për një “Evropë të lirë e tëtërë” një moment historik të pasigurisë aq të madhe në marrëdhëniettransatlantike.

Për Kosovën, si vend që është lidhur edhe ekzistencialisht meAmerikën, parulla e Trumpit duket e çuditshme. Amerika ka qenë për Kosovënshumë e madhe, edhe kur presidenti Bush dërgoi kërcënimin e Kërshëndellave,edhe kur presidenti Clinton i priu NATO-s në çlirimin e Kosovës, edhe kurpresidenti George W. Bush deklaroi se “u bë boll më, Kosova duhet të jetë epavarur”. Ka qenë edhe është e madhe çdo ditë që shohim ushtarët amerikanë në“Bondsteel” apo rrugëve të Kosovës. S’ka si të bëhet më e madhe.

Ajo çka na ka munguar është një Amerikë me të cilën jemi mësuar tëmbështetemi, një Amerikë e veprimeve serioze, ajo Amerikë të cilën jemi mësuarta besojmë.

Ndoshta, pra, siç më propozoi një mik nga Shqipëria, po tëpyeteshim ne në anën tjetër të Atlantikut se çfarë duhet të jetë sigla ezgjedhjeve presidenciale në Amerikë, do të duhej të ishte MASA, Make AmericaSerious Again. Bëjeni Amerikën sërish serioze.