Loja e turpshme e SPAK-ut me dosjet 339 dhe 184, bashkëpunim me krimin zgjedhor
Maskarada më e fundit e të ashtuquajturit“SPAK” gjoja për “hetimet” dhe “arrestimet” për krim zgjedhor dhe DOSJEN 339nuk është gjë tjetër veçse një bashkëpunim me krimin zgjedhor dhe një shtesëpenale në atë dosje që do apo nuk do “SPAKU” do të hetohet me themel dhe me tëgjithë thellësinë e merituar, një ditë.
Krimet zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184, nukdo të kenë dot fatin e dosjeve të varrosura të krimeve të komunizmit mbishqiptarët.
“SPAKU” u përpoq sot të përhapë mediatikisht idenë spekulative ndër shqiptarët se tashmë povepron mbi banditët e vjedhjeve të zgjedhjeve parlamentare të 2017 dhe atyrelokale të 2015, duke lëshuar disa urdhëra arresti për një duzinë komisionerëshmjeranë katundesh në Shijak.
Komisionerëmanipulatorë dhe ordinerë jo vetëm janë arrestuar në këtë vend edhe më parë pormadje janë dënuar e kanë përfunduar në burg shumë kohë më parë edhe se sa të nangrihej “SPAKU”.
Vjedhja ezgjedhjeve të 2017 dhe ndryshimi përmes dhunës dhe krimit i vullnetit popullornë 2017, siç demonstrohet në dosjet 339 dhe 184 nuk erdhi nga 20 vota tëhedhura në kuti në emër emigrantësh jo prezent në Shqipëri.
Kataklizmojazgjedhore e 2017 ishte një platformë kriminale e ideuar nga qeveria, marrëpërsipër nga segmentet më të errëta të shtetit, zbatuar nga krimi i organizuardhe përgëzuar nga kapoja i politikës.
Të gjitha këto me prova të qarta (tashmë publike)tek dosjet 339 dhe 184.
Hakmarrja eturpshme e pushtetit mbi ata pak prokurorë që kishin kurajo dhe pavarësiprofesionale për të hetuar realisht këto krime, duke i shkarkuar, larguar ngahetimet e degdisur për “riedukim”, ishte veç konfirmimi publik i atyre krimeve.
Loja e turpshme e“SPAKUT” me pingpongun procedurial me dosjet drejt prokurorive lokale ishte njëshpërdorim i pastër detyre, që padyshim duhet hetuar.
Por tentativa përta fshehur krimin e organizuar zgjedhor dhe dhunimin e vullnetit popullor pasfytyrave mjerane të disa komisionerëve është një bashkëpunim i pastër me krimine organizuar zgjedhor.
Ky krim i rëndë mepasoja shumë të rënda për shtetin, shoqërinë, interesin kombëtar shqiptar kamarrë sot vëmëndjen dhe angazhimin ndërkombëtar.
Ky rast i rëndëkriminal në Shqipëri në fakt meriton të hetohet dhe gjykohet nga një Prokuroridhe Gjykatë Speciale Ndërkombëtare.
Por deri atëhereasnjë tentativë për ta lënë në harresë apo fshehur këtë krim të rëndë nuk domundet as ti gënjejë e as ti frikësojë dot shqiptarët.
“Harresa ështëmjet i gabuar për të fshehur dhimbjen”, të panderuar !