Kur Erjon Veliaj vesh petkun e “zdromsit”!

Erjon Veliaj e mori dhe një herë pamjen epërvuajtur, të bërë ritual tashmë pas çdo zarari. I parruar, me fjalë tëpërzgjedhura, unifikuese sidomos, ai doli dje përpara mediave për të na dhënësihariqin e madh se është shëruar nga koronavirusi. Këtë herë kish zgjedhur njëmedia thellësisht besnike ndaj tij. Skenar i përgatitur për të fshehur zullumin.

Më 18 maj, pas shëmbjes se Teatrit ishte injëjti skenar, por me regji tjetër. Hoqi veshjen casual, për të veshur njëxhaketë të zezë, si për të na mbushur mendjen se dhe atij i vinte po aq keq përgodinën, por nuk kishte zgjidhje tjeter. Pra ishte i detyruar të bënte njëautonezi të nevojshme ndaj godinës së ndërtuar nga italianët, e mbetur unike nëllojin e saj,  dhe bënte thirrje për të vazhduar përpara me “Teatrin eRi”, që nuk është asgjë tjetër vetëm një aferë e pastër korruptive. Përshembjen e asaj godine u shkelën gati 9 nene të Kushtetutës.

Dje kish zgjedhur të linte mjekrën, sisimbol i asaj çka kishte “hequr” këto ditë (athua është ndonjë mundim i madh të rruhesh para se të dalësh ne zyrë) të merrte pamjene të përvuajturit, e të na bënte thirrje që të kemi kujdes nga COVID! Asnjëfjalë për mbylljen e RTV Ora dhe Ora News, ku tashmë 200 gazetarë janë në dilemëpër vendin e punës, dhe jo vetëm kaq. Të gjithë e dimë se ai sulm u orkestruapër shkak se këto televizone kishin ndërmarrë disa emisione investiguese ndajtij.

Që të besosh tek ErjonVeliaj, qoftë dhe kur është i sëmurë, duhet një stërmundim i madh! Edhe mëskeptiku ndaj konspiracioneve e ka të veshtirë të besojë tek përbetimet e tij.Sidomos kur vesh dhe petkun e “ zdrosmit” (epitet që ai përdori për djemtë shqiptarë), siçe veshi dje, duhet të dimë se në prapaskenë qëndron një zullum i madh.

Kështu u soll dhe pas vdekjessë Ardit Gjoklajt, kështu u soll dhe pas shembjes së Teatrit, kështu po silletdhe në sulmin ndaj medias, kështu në fakt sillet pas çdo “zdromsllëku” që bënnë Bashkinë e Tiranës.

Sepse njeriu që ka guximin dhe del sërish në publik, pas baltosjes që iu bë në zgjedhjet e 30 qershorit nga të paktën 15 mijë qytetarë të Tiranës, njeriu që u betua se do bllokonte lejet e ndërtimit dhe e ktheu qytetin në gërmadhë kullash, nuk e ka problem të veshë petkun e zdromsit, qoftë për qëllimet e tij, qoftë sa herë ja kërkon shefi! / mapo