“Profesorët”

Si mund të quash “profesor” një njeri, apo shumë-kush nga këta që kanë mbushur Shqipërinë me shifrën më të lartë në Europë dhe më gjërë me injorantë funksional?!

Janë pikërisht këta që kanë dhënë diploma pa hesap dhe pastaj, përbuzin produktin e tyre, kur përbuzja dhe ndëshkimi duhet të bjerë mbi këta “akademik” që kanë zhytur Shqipërinë në gjëndjen më të mjerë nga katedrat e tyre të kioska-banaqeve që reflektohet në administratën shtetërore, në media dhe në kulturë.

Në vënd që të diskutojnë për mjerimin arsimor që ka mbushur Shqipërinë me injorancën funksionale në shifra te frikshme, na impostohen në studio telvizive në pozicinin ex-katedra sikur këta kanë rënë nga qielli duke pëbuzur kënetën që kanë krijuar vetë.

“Profesor” që përbuzin punën e ndershme të njerëzve që jetojnë me nder dhe dinjitet dhe japin vëndit shumë, si ekonomikisht dhe intelektualisht me kurajon e pastërtisë morale dhe dashurisë atdhetare se sa këta "ex-katedrianë" si gangrena e krijimit të moçaleve të injorancës popullore duke u fryrë si gjeli në plehun e vet.

Çfarë “profesori” është ai që vlerson njerëzit dhe intelektin e tyre nga pozicioni i delirit të tyre duke u vetëvlerësuar pa akte publike dhe sakrificash, kur historia na ka treguar që kokat e mëdha të botës kanë dalë me dije dhe karakter dhe vendosmerie për të arritur një qëllim në interesin publik.

Kjo është metodika e Perëndimit me armata të dala nga katedrat universitare me dije dhe duke e zhvilluar vendin dhe ekonominë, kulturën dhe shtetin me atë çka ata krijuan nga puna e tyre, dhe jo nga bla-bla-të e këtyre profesoriatëve dhe akademikëve të Shqipërisë që kanë mbushur administratën dhe vendin me njerëz të pa ditur të cilët kanë shërbyer vetëm në rrënimin e vendit.

Këta Matryoshka pedagogjike gjykojnë dynjanë nga pozitat e Olimpit, por kurrë nuk shikojnë se çfarë kanë mbjellë me punën e tyre të kioska - universiteteve me pronarë banditë dhe politikanë, që mbasi kanë vjedhur për vite në funksionet shtetërore apo mardhëniet me shtetin bandit, pastrojnë paratë duke shitur diploma dhe paguar profesorët e shitës-diplomave.

Këta “profesor” kurrë nuk janë parë të përplasen realisht me problemet që kalon vendi, por vetëm çfaqen si Zeus, sikur këta na vijnë nga sallonet e katedrave Europiane të OXFORD University, CAMBRIDGE, EDINBURGH, apo Paris Sud e Montpelier, në një kohë kur kanë dalë nga katedrat komuniste të filozofisë Marksiste-Leniniste.

Pikërisht struktura e formimit të tyre politiko-filozofik dhe social, krijon këtë baltovinë injorance funksionale të frikshme që këta “prof” t’ju duket vetja si Sokrates apo Hegel, kur nuk janë tjetër gjë vetëm se ajo ç'ka janë dhe nga kanë ardhur dhe çfarë prodhojnë.

Psikoanaliza i zbërthen këta si mendje me neuroza të forta disekuilbri mendor dhe megallomanie që jetojnë në delirin e tyre si njerëz që "fati i keq" i ka vendosur në Shqipëri.

Përçmojnë gjithkënd nga që nuk pranojnë veten për çfarë janë duke u përpjekur për t’ju larguar vetes dhe për t’u paraqitur ndryshe në mithomaninë e mëndjes tyre të sëmure.

Kjo gjëndje e një dualizmi brenda vetes i frustron dhe e nxjerrin këtë frustrim vetëm duke urryer dhe përbuzur gjithkënd që jeton me këmbë në tokë dhe me ndershmëri dhe pa frikën se çfarë po i del nga jeta e profesoratit ex-katedra.

Si mund të dali një brez më i kualifikuar për të zhvilluar vendin me këta profesor?
A e dinë këta se sistemi shkollor dhe universitar kanë degraduar në shkallën më të ulët edhe si pas statistikave ka një nivel universitar të niveleve për t'u llahtarisur nga injoranca-funksionale?

Ashtu si qeveritë e pas 90' janë njësoj përgjegjëse për gjëndjen e Shqipërisë sot në të gjitha drejtimet, ashtu edhe këta “profesor” duhet të ndjehen fajtorë për armatën e injorancës që kanë mbushur vendin dhe administratën shtetërore me pajisjen e tyre me diploma.

A ka mundësi që një vend me profesorate-pedagogjik kaq të lartë siç thonë këta të prodhojnë një baltovinë të tillë për një të ardhme?

Jo. Vendet me universitete dhe profesoriate të niveleve te larta, kanë dhe zhvillim shtetëror, politik, ekonomik, demokratik nga brezat që kanë krijuar në këto universitet dhe nuk janë gropa e zezë e Botës.

Prandaj këta profesorë përpara se të ngjiten në Olimpin e mëndjes së tyre, të ulen sëpari në realitetin e qenefit që kanë prodhuar, të ulin kokën në qoftëse kanë gjë në të, se ndoshta do të mësojnë diçka dhe do të prodhojnë diçka më të mirë për vendin.

Po të ishin kaq të zotë, dyert e Universiteteve nëpër katedrat Europiane dhe Amerikane të Universiteteve më në zë në botë, janë të hapura, pse nuk provojnë më tutje, thjesht për eksperiencë, Por jo, e dinë mirë sa ju vlen lëkura dhe kështu ndjehen ngrohtë dhe të sigurtë në llumin që kanë prodhuar si paaftësi e tyre.

Meqë këto ditë u diskutua për Martin Camaj, a e dinë këta profesorë të baltovinës së kioskave universitare se Camaj, me rrugën e njëmijë mundimeve dhe i vetëm, hapi Katedrën e Albanologjisë në München?!

Uleni pak menderen në tokë para se të fryheni si gjela të dijes.