Gabimi i lojtari i dhuron 3 pikë të plota Bjellorusisë përballë Kazakistanit

Pas humbjes me Shqipërinë, Bjellorusiatriumfoi në përballjen me Kazakistanin me rezultatin e ngushtë 1-2.

Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit ku të parët që kaluan në avantazh ishin bjellorusët me anë të Bordachev.

Më pas Kazakistani barazoi shifrat me anëtë Aymbetov në minutën e 62'.

Kur gjithçka dukej se kishte përfunduar,4 minuta nga fundi një gabim i lojtarit të Kazakistanit u dhuroi fitorenBjellorusisë.

Njëri prej lojtarëve në ekzekutimin erivënies anësore e ktheu topin tek portieri por sulmuesi bjellorus Lisakovicharriti të përfitojë e më pas shënoi.

Me këtë rezultat Bjellorusia renditet nëvendin e dytë me 3 pikë në grupin 3 të ligës C.

Në anën tjetër, Shqipëria po luan kundërLituanisë në Air Albania Stadium.