Sinjale pozitive nga Serie A, derbi Milan-Inter më 17 tetor mund të luhet me tifozë

Të gjithë futbolldashësit prej më shumëse 6 muajsh janë në pritje të një vendimi që do t'i lejojë ata të ndjekinndeshjet në stadiume.

Pasi UEFA paralajmëroi se Superkupa eEuropës do të zhvillohet me tifozë, sinjale pozitive vijnë nga Serie A.

Sandra Zampa, nënsekretare e Ministrisësë Shëndetësisë në Itali, por edhe ministri i Sporteve Spadafora, kanëdeklaruar se rihapja e shkollave do të jetë testi për këtë çështje.

Ky i fundit është shprehur për Rai Sportse një vendim i tillë me shifra të reduktuara do të vijë vetëm pas 30 shtatoritpasi aktualisht është në fuqi dekretin e kryeministrit për kufizimet.

Sandra Zampa u shpreh se derbi mesMilanit dhe Interit mund të shtyhet më 17 tetor vetë që të zhvillohet me tifozënë fushë.

Një studim tregoi se Juventus humbet nga2-4 milionë euro për ndeshje të cilat zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që edheklube të tjera përveç bardhezinjve kanë kërkuar nga rajonet e tyre hapjen epjesshme të stadiumeve.

Ndryshe nga Italia, në Gjermani dhe mëkonkretisht në Bundesligë rikthimi i tifozëve në stadiume nuk llogaritet nëasnjë mënyrë para vitit të ri.