Fati mahnit Spanjën

Spanja shkëlqen në Madrid, duke mundur 4-0 Ukrainën e Shevchenkos dhe fluturon në krye të grupit.

Në stadiumin "Alfredo di Stéfano", ndeshja foli menjëherë për Furinë e Kuqe ku pas vetëm një minutë e gjysmë, Krivtsov bën një faull të dukshëm ndaj Ansu Fati. 

Arbitri akordon penalltinë e cila transformon në gol ngakapiteni Sergio Ramos. Mbrojtësi i Realit dyfishoi shifrat kur u mbush gjysmë orelojë pas krosimit të Olmo. 

Me këtë dopietë, Ramos ngjitet në kuotën e 23 golave meSpanjën, duke u bërë mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola me fanellën e njëekipi kombëtar, duke thyer rekordin që u mbajt nga Daniel Passarella. 

Në aksionin e radhës Ansu Fati blindoi fiotren, duke u bërëshënuesi më i ri në historinë e ekipit kombëtar të Spanjës. Në fraksion e dytë,Spanja administroi lojën dhe në fund Ferran Torres kompletoi pokerin.

Në ndeshjen tjetër të Grupit 2, Gjermania nuk shkoi më shumëse një barazim 1-1 përballë Zvicrës. Megjithatë ekipi që do të pendohet mëshumë për mungesën e suksesit është Zvicra, pasi zhvilloi një ndeshje tëshkëlqyer. 

Pas 14 minutash pancerat kaluan në avantazh me Gyndogan, pasnjë inistimi në zonën e Zvicrës. Ky fraksion u mbyll në pjesën e dytë. 

Në fraksionin e dytë Zvicra vendos barapeshën. Embolo hyn nëzonë nga e majta dhe i shërben Vidmer, i cili, me të majtë mposht portierin Leno.

Vendasit ushtrojnë presion dhe 5 minuta nga fundi i shkuanshumë pranë avantazhit, goditja e dënimit e gjuajtur nga Xhaka devijohet nëkënd nga Leno. Në fund sërish Xhaka tenton, por ndalet nga shtylla.

Në ndeshjet e tjera, Uellsi mundi në sekondat e fundit 1-0 Bullgarinwme gol të Uilliams dhe udhëheq grupin 4 të ligës B me dy fitore. Në vendin edytë renditet Finlanda, pas fitores 1-0 në irland. Rusia shkëlqen në Hungariduke fituar 3-2, ndërsa Serbi-Turqi u mbyll 0-0.