Gafa në mbrojtje i jep fitoren Lituanisë përballë Shqipërisë
Shqipëria humbi me shifrat minimale 1-0përballë Lituanisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Djemtë e kombëtares nuk kanë qenë nëformën e tyre më të mirë pasi u vendosën disa herë në vështirësi nga skuadrakundërshtare.
Portieri Strakosha u ka mohuar disa herëgolin Lituanisë në pjesën e parë.
Ndërkohë 45 minutat e dyta nisën mevrull për djemtë kuqezinj por që zgjati vetëm 5 minuta.
Një gabim thuajse amatoresk ndëshkoikombëtaren shqiptare. Një pasim i dhënë gabim nga Gjasula drejt Strakoshës ushfrytëzua mirë nga sulmuesi Kazlauskas i cili dribloi portierin e më pas shënoi.
Rastin më të mirë të ndeshjes për Shqipërinëe kishte Rei Manaj në minutën e 65' me një goditje dënimi. Goditja "predhë"e talentit u mohua nga portieri kundërshtar.
Vetëm 3 minuta përpara përfundimit tëndeshjes, kapiteni Hysaj u ndëshkua me karton të kuq. Ai do të humbë ndeshjen eardhshme.
Ndërsa sfida tjetër mes Kazakistanit dheBjellorusisë u nda me rezultatin 1-2. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin edytë pas Kazakistanit në grupit 3 në Ligën C.
Ndeshja ka filluar në orën 20:45 në AirAlbania Stadium e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Shikoni fotogalerinë me momente nga ndeshja.
Formacionetzyrtare:
Mbrojtjai është besuar Gjimshiti, Mihaj i cili debuton si titullar me fanellën kuqezi,Dermakut dhe Hysajt.
Nëmesfushë janë rreshtuar Abrashi, Gjasula dheQazim Laçi sërish debutues titullar.
Ndërsasulmi do të përfaqësohet nga Sadiku, Manajdhe Trashi.