Hoti: Jemi një hap më pranë njohjes, kemi diskutuar edhe për një marrëveshje politike
Pas firmosjes së marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë,kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishmemarrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik.
Hoti tha për VOA se kjo marrëveshje çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke.
Hoti shtoi se kjo nuk është marrëveshjafinale Kosovë- Serbi, si dhe zbulon se me Vuçiçin është diskutuar edhe në SHBApër marrëveshje politike.
Avdullah Hoti: Mendoj qëështë një ditë e madhe, shumë e rëndësishme për Kosovën dhe regjionin.Marrëveshja ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes dyvendeve dhe me mbështetje të projekteve të mëdha infrastrukturore që i lidhinmë mirë ekonomitë e dy vendeve, që krijon qasje më të mirë në rajon dhe Evropë,që krijojnë qindra mijëra vende të reja të punës në të dy vendet dhe përtej dyvendeve në mbarë regjionin. Unë dëshiroj që të falënderoj administratënamerikane për mbështetjen e fuqishme, një lajm shumë i mirë për Kosovën qëështë pjesë e marrëveshjes.
Unë tash sapo kreva diskutimet e nevojshme dhe presim që të marrim shpejtnjohjen nga Izraeli edhe të vendosim marrëdhënie të shpejta diplomatike edhebashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. Unë besoj që kjo është një arritjeshumë e madhe me ndihmën e SHBA-së. Në këtë shtëpi tepër të rëndësishme dhe tëshenjtë për Kosovën dhe shqiptarët janë arritur gjithmonë marrëveshje të miraedhe kësaj radhe marrëveshja i hap rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënievenë mes të Kosovës dhe Serbisë deri te njohja reciproke, pra kjo është qasja qëkemi ndjekur dhe na është kërkuar nga presidenti Trump dhe ekipi i tij ishkëlqyeshëm që e kanë shtyrë këtë marrëveshje.
Sot ështëhapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshjefinale. Kjo e sotmja nuk është marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.Është një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik për normalizim të marrëdhënieveekonomike në mes të vendeve, por unë e shoh dhe gjithë ne bashkë e shohim sinjë hap të madh duke përafruar marrëveshjen finale që është njohja reciproke.Unë e thash edhe publikisht këtë çështje, për neve nënkupton një arritje tëmadhe drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë. Bisedimet sigurisht dotë vazhdojnë dhe të hënën do të jem në Bruksel pra në takim me presidentitVuçiç për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohjereciproke.